Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili një ditë më parë tha se anëtarë të lartë të BDI-së i kanë shkruar porosi për të hyrë në qeveri me gjysmën e pushtetit të VLEN-it.
Durmishi, tha se BDI është e gatshme të hyjë në Qeveri edhe me më pak pushtet se gjysma e asaj që e ka VLEN-i.
“E dini që edhe në vitin 2016 kur LSDM thoshte se ka përgjime, nga BDI thoshin le t’i nxjerrin sepse nuk ka asnjë të vërtetë. Vazhdimin e dini edhe ju vetë. Dolën përgjime nga funksionarët e BDI-së dhe ajo çfarë pamë ishte servilizëm, fyerje, poshtërim të kombit shqiptarë. Ata që shajnë kombin e tyre nuk e ka problem t’i shkruajnë edhe kryeministrit. Jo me gjysmën e pushtetit, por ata mund të hyjnë në Qeveri edhe me çerekun e këtij pushteti”, tha Durmishi.