Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi sot do të marrë pjesë në konferncën e ministrave të ekonomisë në kuadër të Procesit të Berlinit e cila mbahet në Berlin, Republikën Federale të Gjermanisë.
Siç informojnë nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Durmishi me homologët ministra të ekonomisë nga vendet e Ballkanit Perëndimor të forum bizenesit do të disktutojnë mbi temën “Dhjetë vite Procesi i Berlinit – Ballkani Perëndimor si zonë ekonomike në rrugën drejtë BE-së”.
Në konferencë do të marrin pjesë edhe ministrat e ekonomisë së Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Procesi i Berlinit u themelua në vitin 2014 si platformë për bashkëpunim në nivel të lartë mes përfaqësuesve të lartë zyrtar të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe homologëve të tyre në vendet nikoqire të Procesit të Berlinit.
Procesi i përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon, Zyrën rajonale për bashkëpunim rinor RYCO dhe bizneset.