Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi ku fillimisht është takuar me homologun e tij Omer Bolat.
Në takim siç bëhet e ditur është biseduar për marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike midis Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe zhvillimin dhe thellimin e këtyre marrëdhënieve teksa u përqendrova edhe në mundësitë për bashkëpunim mes dy vendeve si dhe rritjen e investimeve turke në vendin tonë.
Më pas agjenda e takimeve ka vijuar me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Turqisë, Numan Kurtullmush.
Në kuadër të vizitës është zhvilluar takimi me përfaqësues të Odës Ekonomike të Ankarasë ku në fokus ishte shkëmbimi tregtar mes dy vendeve. “Maqedonia e Veriut ka potencial të madh zhvillimor, klimë të mirë biznesore dhe theksin e vura tek investimet turke në vendin tonë. Ne jemi të hapur për investitorë të huaj, sepse zhvillimi ekonomik dhe ulja e papunësisë është synimi ynë”, ka theksuar Durmishi.(INA)