Duro: Çdo gjë mbetet e hapur për sfidën e dytë në Ohër

ina-online
ina-online

12 Korrik, 2023

Struga Trim Lum u ndal në barazim pa gola kundrejt Zhallgirisit, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. I kënaqur me interpretimin në këtë ndeshje doli të jetë edhe trajneri Shpëtim Duro.

“Takimi i parë i skuadrës sonë në Ligën e Kampionëve rezultoi pozitiv, edhe për sa i përket rezultatit por njëkohësisht edhe mënyrës së interpretimit të lojës. Jam shumë i kënaqur me skuadrën”.

Edhe përkundër barazimit, Duro nuk ndryshon mendje dhe thotë se fituesi i përgjithshëm do të vendoset vetëm në ndeshjen e dytë në Ohër, kur do të zhvillohen edhe 90 minuta të tjera, duke mos përjashtuar këtu ndoshta edhe vazhdimet, apo edhe penaltitë.

“Çdo gjë në këto takime, ku luhen pra dy takime, kam thënë se çdo gjë përfundon vetëm pas 180 minutave, por patjetër se sot do të duhet ta përgëzoj skuadrën për këtë rezultat dhe për këtë lojë që zhvilluam. Neve në fund barazuam, mirëpo kishim disa mundësi edhe për ta fituar ndeshjen, por e rëndësishme është se skuadra interpretoi jashtëzakonisht mirë ato detyra, ato interpretime, ato që kishim punuar gjatë gjithë kohës, duke studiuar këtë kundërshtarë. Ju e patë që kundërshtari nuk pati ndonjë rrezikshmëri, me përjashtim të një momenti, sa filloi ndeshja një goditje me kokë, ndërsa neve kemi pasur rastet më të pastërta për shënim” – deklaroi Shpëtim Duro, i cili nuk deshi të komentojë për ndeshjen e dytë, edhe përkundër insistimit të gazetarëve lituanez.

“Nuk dua të mendoj tani për ndeshjen e dytë, pasi vetëm sa kemi përfunduar ndeshjen e parë, kemi kohë gjatë javës për të menduar për ndeshjen e dytë, megjithatë unë e them se çdo gjë është e hapur, duke pasur parasysh se është sistem me dy takime” – përfundoi Duro.

Ndeshja e kthimit kundër Zhalgiris në program është me datë 18 korrik me fillim në ora 17:00 në stadiumin e qytetit në Ohër./Infosport.mk/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

manchester united

“United” në vështirësi, Ten Hag i qetë pas humbjes së fundit në Ligën e Kampionëve

bayerni

Bayerni me rikthim të madh

shkendija2

Derbi i madh në Tetovë, Shkëndija e Struga Trim Lum kërkojnë fitoren

Italy Soccer Champions League

VIDEO / Interi e Reali në festë, goditje e madhe për klubet angleze

champions-logo

LIGA E KAMPIONEVE/ Dy rivalët e Interit dhe një çift që do pikët e para, publikohen formacionet zyrtare

Xhevat Prekazi

Xhevat Prekazi pëson sulm në tru, shtrihet në spitalin e Beogradit

donjeta-sadiku

​Donjeta Sadiku shpallet kampione ballkanike

messi

Premtimi i presidentit të Inter Miamit: Messi do ta luajë ndeshjen e tij të fundit në Barcelonë

Ben Chilwell 2

Ben Chilwell jashtë fushave deri në muajin dhjetor

INFO

NA NDIQ