DW: Tensionet Serbi-Kroaci, marrëdhëniet janë ndërlikuar

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

12/01/2023

Krerët e shtetit të Serbisë, vendosën papritur se ka ardhur koha për përmirësimin e marrëdhënieve me Kroacinë. Urdhri që presidenti Aleksandar Vuçiç u dha bashkëpunëtorëve të tij ishte që të nisin aksionin, siç u tha, për rikuperimin e marrëdhënieve të tensionuara me Kroacinë.

Kjo detyrë iu besua ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç. Vizita e tij në kohën e Krishtlindjes ortodokse në Zagreb më 6 janar ishte hapi i parë në këtë drejtim.

Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë kanë qenë në nivel të ulët prej vitesh dhe janë karakterizuar kryesisht nga deklarata thumbuese të politikanëve të të dyja palëve. Komunikimi klasik diplomatik u zëvendësua me konfrontime përmes mediave. Në të njëjtën kohë, Kroacia është pothuajse një temë obsesive e presidentit të Serbisë dhe votuesve të tij: krahasimi i sukseseve dhe dështimeve ekonomike, matja se kush ia doli më mirë në epideminë e Covid-it, vlerësimi i sasisë së të keqes që dy kombet i kanë shkaktuar njeri-tjetrit, vlerësimi se kush ka muzikë e muzikantë më të mirë/më të keqe, krahasime të vazhdueshme në sporte… Një rivalitet disi i pashëndetshëm mes dy vendeve shënoi vitet e qeverisjes së Partisë Progresive Serbe dhe Aleksandar Vuçiçit.

Vardisja ndaj Bashkimit Evropian

Siç thekson për DW Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, “është shumë herët për të vlerësuar nëse ky synim për të përmirësuar marrëdhëniet është i sinqertë apo jo”. Mirëpo, në të njëjtën kohë kur Ivica Daçiç ishte për vizitë në Kroaci, shefi i BIA Aleksandar Vulin dhe kryeministrja Ana Brnabiç folën për Kroacinë si “vend i ustashëve”, kujton bashkëbiseduesja jonë.

Mund të thuhet se synimi për të përmirësuar marrëdhëniet është pjesërisht pjesë e politikës dhe dëshirës për të lëvizur drejt Bashkimit Evropian, shton Biserko. “Nuk duhet të harrojmë se nuk po flasim vetëm për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, por kemi edhe pika të tjera nevralgjike në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë. Ndoshta tani konsiderohet se duhet treguar një vullnet i mirë në lidhje me rajonin, duke pasur parasysh presionet që vijnë nga Moska dhe idenë e një ‘bote serbe’ që nuk është braktisur”.

“Mendoj se megjithatë ky është një moment i mirë për një hap të tillë”, tha për DW Zoran Stojiljkoviq nga Fakulteti i Shkencave Politike. “Lipset që Serbia të mos hyjë në një lloj izolimi evropian. Marrëdhëniet në rajon janë të rëndësishme për procesin e integrimit evropian, por mendoj se ky lloj politizimi i marrëdhënieve reciproke e ka humbur fuqinë e grumbullimit dhe mobilizimit të forcave të djathta në të dyja vendet”, vlerëson Stojiljkoviç.

Daçiçi si faktor pajtimi

Është e vështirë të anashkalohet simbolika e faktit se Ivica Daçiç po merret me shtensionimin e marrëdhënieve, gjë që sigurisht u vërejt edhe në fjalët e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviç, i cili theksoi se “Kroacia ishte viktimë e agresionit të regjimit të Millosheviçit”.

“Trashëgimia e luftës dhe politikat e luftës janë ende një problem për të gjitha marrëdhëniet në rajon”, thotë Sonja Biserko. “Serbia në këtë kuptim nuk është e gatshme të pranojë asnjë përgjegjësi dhe kjo është qartësisht vazhdim i politikës së Millosheviqit, sepse të gjithë bartësit e asaj politike tani janë në pozita të rëndësishme dhe e interpretojnë atë që ka ndodhur në mënyrën e tyre”, thekson kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Përfaqësuesit autentikë të asaj politike gjithmonë e kanë kuptuar më mirë njeri-tjetrin, vlerëson Zoran Stojiljkoviq. “Në situata të tilla nuk keni kush të protestojë kundër jush nga krahu i djathtë politik. Një marrëveshje e tillë midis Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) dhe partive të ngjashme në Serbi ishte disi më e përhershme dhe më e suksesshme. E gjithë kjo u vu në dyshim më pak se kur ishte në pushtet Partia Socialdemokrate e Kroacisë (SDP) dhe Partia Demokratike (DS) në Serbi”, vëren Stojiljkoviç.

 

“Republika Serpska si plaçkë lufte”

Në kohën kur i zgjatet dora Kroacisë, marrëdhëniet midis Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinësjanë në fazën e përkeqësimit. Beogradi i shpërfilli ftesat e ardhura nga Sarajeva që të mos marrë pjesë në festimin e Ditës së Republikës Serpska më 9 janar, që sigurisht i ka ndërlikuar edhe më shumë raportet mes tyre.

Arsyeja për këtë është se Kroacia, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, doli nga “bota serbe”, vëren Sonja Biserko. “Ndërsa Republika Srpska mbeti si një plaçkë lufte që nuk do të dorëzohet”. Zhvendosja e përkujtimit të 9 janarit nga Banja Luka në Sarajevën Lindore është gjithashtu një provokim shtesë, sepse nuk e di se çfarë tjetër duhet të manifestohet përveç gatishmërisë për konflikte”, thekson Biserko.

Zoran Stojiljkoviç thotë, se “në Sarajevë ka një rezervë ndaj politikës së Zagrebit dhe Beogradit, të cilat ndonjëherë ngrenë zërin për të shprehur frikën për pozicionin e anëtarëve të popujve të tyre në Bosnjë-Hercegovinë”. Prandaj edhe nëse kemi ndonjë lloj normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, në anën tjetër kemi një reagim nervoz në disa qarqe në Bosnjë-Hercegovinë. “Mund të shihet pra njëfarë frike nga kërcënimi i tutelës së përbashkët të Serbisë dhe Kroacisë mbi Bosnje-Hercegovinën”, përfundon Stojiljkoviç./DW

 

TË FUNDIT
32 minuta
Gashi: Me VMRO-në kemi biseduar për t’i përfunduar projektet shqiptare që janë nisur me vite
1 orë
U përpoqën, por nuk arritën – S’ka takim Siljanovska-Radev në Vatikan
3 orë
Stadiumi i Tetovës përplas Qeverinë me Komunën
3 orë
Spaskovski: Sjellja e partnerit të koalicionit, BDI-së, ka ndikuar në rezultatin e keq zgjedhor të LSDM-së
4 orë
Fillon debati për miratimin e propozim-rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Zjarr në burgun e Idrizovës, katër gardian përfundojnë në toksikologji
4 orë
Si e humbi Fronti një deputet në Llërcë? Ademi: Nuk i pranojmë rezultatet! Ibrahimi: Ankesat të dërgohen në KSHZ
1 ditë
Lëvizja e Irlandës, Spanjës e Norvegjisë për ta njohur Palestinën: Shtete të tjera do të na bashkohen
22 orë
IZET MEXHITI: PËR MUA BDI ËSHTË KAPITULL I MBYLLUR!
1 ditë
Zjarr në departamentin e grave në Idrizovë, katër punonjëse kanë përfunduar në Toksikologji
10 orë
Memetit iu caktuan masa kujdesi, deklaroi që nuk ka biseduar me gjykatësin që u kap në flagrancë duke marrë mito

LEXO MË SHUMË

Afrim Gashi

Gashi: Me VMRO-në kemi biseduar për t’i përfunduar projektet shqiptare që janë nisur me vite

Screenshot_20240523-132104~2

U përpoqën, por nuk arritën – S’ka takim Siljanovska-Radev në Vatikan

bilall kasami stadium

Stadiumi i Tetovës përplas Qeverinë me Komunën

oliver spasovski

Spaskovski: Sjellja e partnerit të koalicionit, BDI-së, ka ndikuar në rezultatin e keq zgjedhor të LSDM-së

srebrenica

Fillon debati për miratimin e propozim-rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

ziadin sela

Kujt i takon legjitimiteti pas rivotimit? Sela: Edhe fituesi në kampusin shqiptar duhet të marrë mandat

arber ademi

Si e humbi Fronti një deputet në Llërcë? Ademi: Nuk i pranojmë rezultatet! Ibrahimi: Ankesat të dërgohen në KSHZ

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

Pas dorëheqjes së Kovaçevskit, LSDM-ja fillon përgatitjet për zgjedhjen e liderit të ri

KSHZ-Komisioni

Rivotimi/ VMRO s’ka vendosur për ankesa, Fronti Evropian do të ankohet për procesin e rivotimit në Llërcë

INFO

NA NDIQ