“DW” zbardh debatin e ashpër ruso-amerikan në Këshillin e Sigurimit, Biden: Nëse sulmoni Ukrainën, do përballeni me pasoja serioze!

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

01/02/2022

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara patën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një debat të ashpër mbi krizën në Ukrainë. Përfaqësuesi rus u shpreh për “histeri lufte”, kolegia e tij amerikane e kundërshtoi.

Me gjithë rezistencën e fortë të Rusisë Këshilli i Sigurimit të OKB-së zhvilloi në Nju Jork një takim të hapur për krizën në Ukrainë. Ky ishte kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, sepse Perëndimi ka frikë nga një ndërhyrje ruse në Ukrainë.

“Diskutimet rreth kërcënimit të afërt të ndonjë lufte janë provokuese në vetvete. Ato tingëllojnë pothuajse si thirrje dhe duan që kjo të ndodhë”, tha ambasadori rus në OKB Vasily Nebensia. Nebensia tha se diskutimi për grumbullimin e më shumë se 100,000 ushtarëve pranë kufirit me Ukrainën është ndërhyrje në punët e brendshme të vendit të tij.

Rusia ka dislokuar vazhdimisht trupa brenda kufijve të saj pa shkaktuar histeri. Ambasadori rus në OKB tha se e refuzon seancën e hapur të Këshillit të Sigurimit si “diplomaci megafonike”.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield foli për “mobilizimin më të madh të trupave në Evropë prej disa dekadash” dhe tha se dislokimi i më shumë se 100,000 ushtarëve rusë në kufirin me Ukrainën përbën një “kërcënim për sigurinë ndërkombëtare” dhe justifikon një publik. Ajo po ashtu paralajmëroi për një “rrugë të rrezikshme” drejt luftës.

Ambasadori rus në OKB Nebensia mohoi se në kufi ishin dislokuar vërtet 100,000 ushtarë. Ai gjithashtu nuk bëri asnjë lëshim për të lehtësuar situatën dhe u largua nga takimi para se ambasadori i Ukrainës prano OKB-së, Sergei Kyslytsya, të merrte fjalën. Kyzlytsya theksoi se Moska ende nuk ka dhënë ndonjë shpjegim të besueshëm për veprimet e saj ushtarake. “Prioritet” ka sipas tij një armëpushim në Donbas në Ukrainën lindore.

Në fillim të takimit, Rusia u përpoq ta shmangte takimin në sekondën e fundit me votim. Megjithatë 10 nga 15 shtetet anëtare, votuan pro diskutimit të hapur.

SHBA dhe Britania e Madhe paralajmërojnë

Në fillim të takimit presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të konfliktit. Nëse Rusia “vendos të dalë nga diplomacia dhe të sulmojë Ukrainën, ajo do të mbajë përgjegjësinë dhe do të përballet me pasoja të shpejta dhe serioze”, paralajmëroi ai.

Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, njoftoi për sanksione të reja, të cilat mund të zbatohen ndaj kujtdo në shtetin rus që është bashkërisht përgjegjës për një sulm ndaj Ukrainës. Pasuritë që mund të kenë personat përkatës në Britaninë e Madhe do të ngrihen dhe atyre do t’u ndalohet të hyjnë në Britaninë e Madhe./DW

TË FUNDIT
22 orë
Pamjet me dron tregojnë vendin e rrëzimit të helikopterit, ku vdiq presidenti i Iranit
1 ditë
Zëvendëspresidenti i Iranit konfirmon vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi
1 ditë
Joseph analizon aksidentin me helikopter në Iran: Presidenti Raisi ka vdekur, do ta fajësojnë Izraelin
1 ditë
Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter
4 ditë
Izraeli “merr hak”, vendos tarifa 100% për importet nga Turqia pas deklaratave të Erdoganit

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ebrahim raisi

Pamjet me dron tregojnë vendin e rrëzimit të helikopterit, ku vdiq presidenti i Iranit

ebrahim raisi

Zëvendëspresidenti i Iranit konfirmon vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Edward Joseph Zhozef  Eduard

Joseph analizon aksidentin me helikopter në Iran: Presidenti Raisi ka vdekur, do ta fajësojnë Izraelin

ebrahim raisi

Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter

Benjamin Netanyahu

Izraeli “merr hak”, vendos tarifa 100% për importet nga Turqia pas deklaratave të Erdoganit

fico atentat

A po i destabilizojnë vendet ,vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve?

fico atentat

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – njerëzit po e krahasojnë me vrasjen që shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore

fico atentat

Mori tre plumba në trup, si është gjendja e kryeministrit sllovak?

fico atentat

VIDEO/ “Ja përse e qëllova”, autori i atentatit ndaj kryeministrit sllovak flet sulmin me armë

INFO

NA NDIQ