Dy banorë u larguan sot nga loja për shkak të shkeljes së rregullave.
Rrezarti Veshaj dhe Besfort Dakaj janë përjashtuar nga Big Brother Vip Kosova 3.
Televotimi i hapur të hënën, është vendosur që të anulohet, pikërisht për këtë arsye.
“Për shkak të zhvillimeve në shtëpi, Vëllai i Madh, ka vendosur që të anulohet televotimi i hapur të hënën. Të gjithë shikuesit që kanë votuar do të rimbursohen. Detajet e tjera do të bëhen të ditura sot në ‘Prime’”, thuhet në njoftimin e Vëllait të Madh./Indeksonline