Dy asistime të Xherdan Shaqirit për Chikago Fire dhe për fitore kualifikuese

Chicago Fire dhe Xherdan Shaqiri shkëlqyen mbrëmë në ndeshjen vendimtare të Ligës amerikane në futboll MLS. Pas suksesit të tyre 3-2 në Charlotte, Chicago Fire praktikisht është kualifikuar për play-offin e MLS.

Përpara 32.538 shikuesve, Chicago Fire fitoi ndeshjen me rezultat 3-2, fitore kjo e katërta me radhë në pesë ndeshjet e fundit. Ajo u fitua falë një dygolëshi të polakut Kacper Przybylko (24 dhe 52) dhe një goli tjetër të argjentinasit Federico Navarro (24), informon portali Shtegu.

Xherdan Shaqiri dha një tjetër performancë të zgjedhur. Autor i dy asistimeve me kokë për 2-1 të Navarro-s dhe një pasim të saktë për 3-2 të Przybylkos, futbollisti shqiptar e ka dëshmuar vetveten edhe në këtë takim.

Tani i shtati në Konferencën Lindore, Çikago Fire do të sfidojë liderin Filadelfia në fushën vendase të shtunën e ardhshme.