Muhamer Pajaziti
20 vite më parë në Samitin e Selanikut të organizuar nga BE-ja u konfirmua pa mëdyshje një perspektivë evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Një nga fjalitë e deklaratës së miratuar nga kjo ngjarje e rëndësishme ishte: “E ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Evropian”.
Në këtë samitë, udhëheqësia evropiane kishte ndarë detyrat për vendet e rajonit, duke identifikuar fushat si bashkëpunimi, duke përfshirë tregun e lirë rajonal; heqjen e vizave për udhëtim në rajon, luftimin e krimit të organizuar; korrupsionin etj.
Të gjitha këto mbetën dëshira dhe një strategji e procesit të zgjerimit dhe thellimit evropian që nuk u realizuar kurrë.
Shtetët e rajonit tonë me një malë kontestesh të hapura, me probleme të brendshme ndëretnike, me ekonomi të rrënuara, me korrupsion të hatashëm, me krim të organizuar mbetën në vendnumëro.
Kroacia iku me trenin e shpejtë, Bullgaria dhe Rumania u pranuan, duke u bazuar jo në kriteret evropiane por në vendime politike, ndërsa vendet tona mbetën si makina të prishura që nuk dhizen dotë.
Gjeopolitika luajtin rol në integrimin e këtyre vendeve në NATO, por jo në Bashkimin Evropian.
Faji është i qeverive tona, por edhe i mos unitetit evropian në politikën e jashtme dhe të sigurisë.
Tani kur ndikimi rus po rritet me shpejtësi në rajonin tonë, BE-ja është këndellur pak, por ne dhe fqinjët tanë po ngatërrohemi me këmbët tona.