Konfirmohet koalicioni mes Aleancës Kosova e Re, Partisë së Drejtësisë dhe disa figurave të tjera të njohura politike, gjë të cilën Klankosova.tv e kishte raportuar më 28 gusht të këtij viti.
Ekskluzivja në fjalë përfshin edhe Eman Rrahmanin dhe Visar Korenicën, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, për legjislaturën e tanishme të Kuvendit të Kosovës, të cilët i janë bashkuar “Listës për Familjen, AKR-PD” për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.
Aderimin e Rrahmanit dhe Korenicës e konfirmoi një burim për median Indeksonline.
“Koalicioni për familje, ku listës i prij unë, pjese e koalicionit AKR-PD, dhe një grup intelektualësh”.
E njëjta listë është regjistruar tashmë edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të garuar në zgjedhjet e ardhshme.