Ndërsa Salim Sulejmani si deputet i ASH hoqi dorë nga ky post dhe u emërua si emisar i posaçëm i Qeverisë në vendet Arabe, një tjetër deputet i ASH-së, Sadik Sulejmani do të udhëtoj për në Haxh në Arabinë Saudite.
Salim Sulejmani u dorëheq nga politika nga ASH dhe posti i deputetit më 18 maj, ndërsa në seancën e fundit qeveritare është emëruar si i dërguar special i vendit për vendet arabe, përcjell INA.
Ndërsa, deputeti aktual i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Sadik Sulejmani, ka udhëtuar për të kryer obligimin fetar të Haxhit.(INA)