Dy ditë nga skandali i Stoillkoviqit – ceremonia e organizuar me mesazhe përçarëse ndëretnike, partitë shqiptare kritikojnë qëndrimet e tij!

Picture of INA
INA

29/01/2025

Ceremonia e organizuar nga ministri për Marrëdhënie mes Bashkësive Ivan Stoillkoviq në kuadër të të cilës u shpërndanë mesazhe me përmbajtje përçarëse ndëretnike, anti-NATO dhe anti-BE, njëkohësisht pro-ruse dhe pro-serbe, vazhdon të shkaktojë reagime.

Zv.kryeministri Arben Fetai, pa e përmendur kolegun e tij Stoillkoviq, shkruan se t’i japësh tribunë Milorad Dodikut në Shkup është vendim i gabuar dhe i papranueshëm.

“Dodik është një politikan që nxit konflikt, mohon gjenocidin në Srebrenicë, minon sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe mbështet politika që destabilizojnë rajonin. Për më tepër, ai është i sanksionuar nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar për korrupsion dhe veprime që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Një person i tillë nuk mund dhe nuk duhet të marrë hapësirë në vendin tonë. Shkupi është dhe duhet të mbetet qytet i dialogut, bashkëpunimit dhe paqes, jo platformë për promovimin e ideve anti-BE, anti-NATO dhe anti-demokratike që kërcënojnë të ardhmen e rajonit”, tha Arben Fetai, zv/kryeministër.

Nuk është hera e parë që persona të caktuar uzurpojnë institucione për të shprehur qëndrimet e tyre personale, thotë kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami. Ai thotë se bartësit e funksioneve publike duhet të kenë ndjeshmërinë e institucionit që përfaqësojnë.

“Uroj që këto të jenë komente të fundit të ministrit në fjalë sepse ai përveç që duhet të ketë përgjegjësinë e pozitës që e mban, duhet të ketë edhe ndjeshmërinë e konceptit multietnik dhe multietnicitetit që përfaqëson Maqedonia. Ai nuk është vetëm ministër i pakicës serbe por është ministër i të gjitha komuniteteve, duke nisur nga maqedonasit, shqiptarët, turqit, etj. Dhe kështu uroj që të sillet”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Nëse vazhdon, çka?

“Patjetër që ne do të duhet të ulemi në kuadër të qeverisë dhe të flasim sepse nëse ja nisim të flasim me këtë lloj fjalori, unë mendoj se është fjalor përçarës dhe nuk ja do të mirën Maqedonisë dhe qytetarëve të saj”, tha tutje Kasami.

Veprimin e Stoillkoviqit, dhënien e dekoratës “Vojvoda Vuk” për zv.kryeministrin dhe fjalimin e Dodik në Shkup, nga BDI-ja e cilësojnë si provokim dhe të papranueshëm. Të rinjtë e kësaj partie kërkojnë dorëheqjen e tij.

“Kjo tregon hapur se për kë punon ky ministër dhe kush i drejton sot institucionet e shtetit, andaj në emër të rinisë së BDI-së por edhe si të rinj shqiptarë që jemi kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të këtij ministri dhe distancimin e qartë të qeverisë nga agjendat anti-shqiptare dhe anti-perëndimore. Ky shtet nuk mund të jetë terren për glorifikimin e gjenocidit dhe rikthimin e projekteve të errëta që duan të përçajnë popujt e rajonit. Kërkojmë kthimin e harmonisë ndëretnike në vend duke mos lënë hapësirë për provokime të tilla nga askush dhe duke garantuar barabartësi dhe respekt të ndërsjell nga të gjitha etnitë në vend”, u shpreh Valon Sadiku, BDI./ Alsat.mk

TË FUNDIT

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?! Miku i tij i ngushtë zbulon më shumë për raportin e banorit me Diellzën…

Presidenti Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë

“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Profesori jep lajmin e madh: Administrata Trump nuk…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË