Dy finale të humbura, Italiano: E dhimbshme! Shoh djemtë dhe vuaj

INA
INA

8 Qershor, 2023

Fiorentina humbi një tjetër finale, të dytën radhazi brenda pak ditësh.

Ëndrra Conference League nuk u realizua, me trofeun që shkoi për West Ham pas triumfit 2-1.

Goli i Bowen (90′) tronditi italianët dhe nisi festën në kampin londinez. Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano e cilësoi të rëndë këtë humbje.

“Të humbësh dy finale, aq më tepër duke luajtur futboll të mirë, dhemb shumë. S’e prisja të përfundonte kështu, sidomos pas reagimit të bukur të skuadrës dhe barazimit të Bonaventurës.

Mandragora kishte shansin e golit të dytë. Më pas erdhi ai gol i pësuar në fund që na kushtoi trofeun.

Ndoshta do ishim favoritë në shtesa. I shoh djemtë të shkatërruar dhe ndihem keq. Çfarë ndjesie e keqe, do doja të mos e përjetoja kurrë“, u shpreh trajneri italian.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

raphina-rafinja

“Goditet” Barcelona, Raphinha do të mungojë gati një muaj

myrto uzuni

Lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, Uzuni grumbullohet me Granadan për ndeshjen e sotme

kombetarja fitore shqiperi

Muaji tetor është “zjarr” për ekipet kombëtare, nga përfaqësuesja A dhe Shpresa, te skuadrat e tjera zinxhire dhe femrat

xherdan shaqiri

Shaqiri asiston në fitoren e Chicagos

mourinho

Trajneri i madh pritet ta zëvendësojë Mourinhon te Roma

Ronaldo Al Nassr

Cristiano Ronaldo shënon dhe asiston në fitoren e Al Nassr

barcelona

Sergio Ramos i dhuron fitoren Barcelonës… (FOTO)

mario balotelli

Balotelli godet rëndë Mourinhon: Duhet të marrë përgjegjësi si burrë

di maria

Di María, “heroi” i triumfit ndaj Portos: “Klasikët nuk luhen, ato fitohen”

INFO

NA NDIQ