Pas takimit të “Grupit të zjarrit” me strukturën partiake fundjavën e kaluar në Studeniçan, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe bashkëpartiakët e tij do nisin takime paralele me bazën.
Në të njëjtën ditë, më 14 shkurt, “Grupi i zjarrit” i udhëhequr nga Izet Mexhiti do qëndroj në Manastir, ndërsa Ali Ahmeti me ministrat dhe një pjesë të kryetarëve të komunave do zhvilloj një takim në Gostivar, përcjell INA.
Ahmeti do të filloj një sërë takimesh informative nën moton “Së bashku për Evropën” me degët e BDI-së, ndërsa takimi i parë është caktuar në Cegran.
Grupi tjetër i të pakënaqurve i udhëhequr nga nënkryetari Izet Mexhiti, sekretari organizativ Blerim Bexheti dhe kryetari i këshillit mbikëqyrës të BDI-së, Musa Xhaferi do të qëndrojnë në Manastir. Ata do të shtjellojnë dështimet e ministrave të BDI-së në dy vitet e fundit me një kërkesë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi dhe ministrave të tjerë.
Të dyja palët në BDI njoftojnë për takimet paralele përmes Facebook. (INA)