Dy fshatra në Strugë pa asnjë nxënës në klasë të parë

INA
INA

1 Shtator, 2023

Shkollat fillore në fshatrat Pohum dhe Zhepin të Strugës e filluan vitin e ri shkollor pa asnjë nxënës në klasë të parë.

Numri i nxënësve në rajonin e Strugës është më i ulët për 77 krahasuar me vitin e kaluar. Drejtori i shkollës në fshatin Koroshishtë, Zini Jusufi, thotë për Alsat se situata është alarmante dhe pret që të jetë edhe më keq vitet e ardhshme.

“Ky trend do të vazhdojë. Vitin e ardhshëm do të jetë edhe më keq, situata do të jetë edhe më drastike, pra numri i studentëve do të jetë gjithnjë e më i vogël. Kjo do të thotë që një numër i madh mësuesish do të mbeten në rrugë. Kur nuk ka nxënës, mësimdhënësit nuk do të kenë kujt t’i japin mësim”, ka thënë mësuesi Zini Jusufi.

Në shkollën e fshatit Koroshishtë, numri i nxënësve të klasës së parë ishte shtatë, kurse vitin e kaluar ishte 12. Në shkollën qendrore në Dollogozhdë janë vetëm 8 nxënës të klasës së parë, kurse vitin e kaluar numri i tyre ishte 19, ndërsa në fshatin Livadhi nga 18 vitin e kaluar, këtë vit janë vetëm dy nxënës të klasës së parë.

Aleanca për Shqiptarët në Strugë akuzoi se arsimi, si dhe shumë gjëra të tjera, janë peng i veprimeve të padrejta dhe të paligjshme të kryetarit të komunës Ramiz Merko. Vitet e fundit, ai ka emëruar dhe shkarkuar në mënyrë të paligjshme drejtorë në shumë shkolla. Kjo u konfirmua nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe Komisioni Antikorrupsion. Por deri më tani, asnjë institucion nuk ka ndërmarrë veprime ndaj tij.

“Keqbërja nuk përfundon këtu, vetëm në emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve përmes rrjeteve sociale. Fatkeqësisht, arsimi në Strugë është shndërruar në zyrë për punësim dhe trajtim të komplekseve të “Trekëndëshit të Bermudës” – Komuna – Universitet – Ministër. Pa respektuar asnjë kriter profesional apo ligjor, ata punësojnë në shkollat ​​e Strugës maturantët e Universitetit të tyre të famshëm, i cili tashmë njihet për nxjerrjen e diplomave pa njohuri”, theksoi Lulzim Nasufi, kryetar i ASH-së në Strugë.

Aleanca kërkon ndalimin e menjëhershëm të procesit të politizimit të shkollave që tashmë përballen me shumë probleme siç është numri gjithnjë e më i vogël i nxënësve. Ata kërkojnë që Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, t’ia marrë kompetencat Komunës së Strugës në fushën e arsimit fillor. Alsat kërkoi nga pushteti vendor qëndrim për të pyetur për situatën në arsim, por nuk morëm përgjigje./Alsat.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-29-23-19-52-459-edit_com.facebook.katana

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë kundër planeve luftarake të Serbisë

john kirby xhon kirbi

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Radojcic vilat pasuria

Publikohen pamje nga “kështjella” e Radojçiqit, shikoni pasurinë të Pablo Escobarit të Ballkanit! (VIDEO)

Albin Kurti

Kurti: Nuk përjashtohet ri-agresioni

Edi Rama

​Rama shpjegon kërkesën që KFOR të marrë kontrollin në veri: Reagimet i quan dhimbshme e qesharake

kurti vucic

Kurti: Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet 90-ta

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Lëvizja e tankeve serbe në Luginë provokuese, qytetarët në frikë

qumsht-qumesht

Nuk ka qumësht me aflatoksinë nëpër markete, reagon AUV në Maqedoninë e Veriut

Onkologija Onkologjia shkup

Miratohet përbërja e Komisionit Anketues në Kuvend për skandalin në onkologji

INFO

NA NDIQ