Dy klubet e mëdha angleze e dëshirojnë nënshkrimin me Toni Kroos

INA
INA

31/10/2023

Toni Kroos mund të largohet nga Real Madridi pas 10 viteve qëndrim në kryeqytetin spanjoll.
Mesfushori gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me Los Blancos dhe e ardhmja e tij në Madrid nuk është e sigurt.

Los Blancos në pozitën e mesfushës kanë yje të reja si Jude Bellingham, Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni apo Federico Valverde që shihen si e ardhmja e klubit dhe Kroos ngadalë po merr hapësira më pak.

33-vjeçari ka thënë gjithmonë se dëshiron ta përfundojë karrierën në Santiago Bernabeu, por dy top klube angleze janë kundër idesë së tij dhe po mundohen ta bindin gjermanin për të luajtur në Ligën Premier.Kroos pëlqehet shumë nga United dhe Chelsea që e shohin atë si një mesfushor që do t’i ndihmonte lojtarëve të rinj.Si londinezët ashtu edhe Djajtë e Kuq janë të gatshëm t’i ofrojnë Kroosit kontratë dy vjeçare me një pagë rreth 10 milionë euro për ta transferuar në Ligën Premier.Gjithsesi duket e vështirë që Kroos do të largohet nga Reali, pasi vet lojtari ka thënë se dëshiron ta mbyll karrierën në klubin madrilen.Në 13 ndeshje zyrtare këtë edicion, mesfushori gjerman ka shënuar një gol dhe ka asistuar në tre të tjerë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kumulla

Rikthimi i Kumbullës në fushë, Mourinho jep detajet dhe datën

Shohei-Ohtani-1130x635

Në bejsboll nënshkruhet kontrata më e madhe në histori të sportit, Shohei Ohtani tejkalon yje si Leo Messi e LeBron James

aziz-salihu

Legjenda e boksit Aziz Salihu i lënë në harresë/ Askujt nuk i intereson a jam gjallë, për meritat që ja kam dhënë këtij shteti meritoj një kulm mbi kokë

Mesi topi arte

Zbulohen shanset e lojtarëve për të fituar Topin e Artë 2024, nuk prinë as Haaland dhe as Mbappe

lautaro martinez

Lautaro: Pija qetësues në çdo ndeshje deri në finalen e Champions League

Ronaldo

Ronaldo e festoi me gol dhe asist ndeshjen e tij të 1200-të në karrierë

Sylvinjo silvinjo

Sylvinho: Në “Euro 2024” të shfrytëzojmë mundësitë tona, duhet të provojmë shanset dhe të tentojmë

Sadio Mane

Sundimit të Manes i vjen fundi: Këta janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në Afrikë

joao-felix-600x360

Barcelona do të bëjë ofertë për Joao Felix

INFO

NA NDIQ