DY “KOKAT” E NDRYSHME!

0

Gafurr Adili

Dikur (në vitet 80-të) serbët thonin: “Koka e irredentës shqiptare ndodhet në Tiranë!”.
Dhe ashtu ishte; prandej, ate (kokën tonë) në vitet 90-të e goditën fort dhe arritën edhe ta shpartallojnë.
Ndërsa unë, rregullisht (gjatë gjithë kësaj dekadës së fundit) kam thënë se, “Koka e mafies politike shqiptare (e trekëndëshit Tiranë-Shkup-Prishtinë) ndodhet në Tiranë!”.
Goditja dhe shpartallimi i mafies politike shqiptare nga rinia heroike studentore shqiptare në Tiranë po më kujton kohën e lavdishme të demonstratave studentore shqiptare të mars-prillit 1981 në Prishtinë (pjesëmarrë i të cilave isha edhe unë); prandej, sot edhe unë solidarizohem me rininë studentore të Tiranës dhe, nga thellèsia e shpirtit t’im, brohoras:
Përpara dhe me fitore rinia heroike shqiptare!