Dy kompanitë e sigurimeve në Zvicër mbyllin dyert për punonjësit e pavaksinuar

Dy kompanitë më të mëdha të sigurimeve në Zvicër dalin me masa të reja, “vaksinohu dhe puno”
Mësohet se dy kompanitë më të mëdha të sigurimeve në Zvicër kanë rritur masat e tyre për të luftuar koronavirusin, transmeton albinfo.ch.

Të dy këto kampani tani kërkojnë respektimin e rregullit 3G (të vaksinuar, të kuruar, të testuar) në zyrat e tyre zvicerane, duke çaktivizuar “si masë parandaluese” distinktivët e aksesit të punonjësve të tyre të pavaksinuar.

Ata që nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara nga rregulli 3G, duhet të punojnë nga shtëpia.

Dy kompanitë e sigurimeve u bashkohen punëdhënësve të tjerë të mëdhenj zviceranë, Roche dhe Novartis, të cilët tashmë kanë të njëjtat rregullore: vetëm ata që janë vaksinuar, shëruar ose testuar lejohen në ambiente.