Numri një i pankinës së Kombëtares, Sylvinjo ka thirrur lojtarët më në formë për kampionatin Evropian EURO 2024 në Gjermani.
Mes tyre janë edhe futbollistë nga Kumanova: Taulant Seferi dhe Naser Aliji.
Europiani fillon me 14 qershor dhe përfundon me 14 korrik.
Kombëtarja synon që të lërë gjurmë në Premierën e Europianit, teksa është në një grup me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka publikuar pak më parë listën provizore të ftuarve, ku janë grumbulluar 27 lojtarë.
Portierë: Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Simon Simoni, Thomas Strakosha
Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Mario Mitaj
Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani
Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj, Taulant Seferi

