Dy mendime ndryshe/ Hoxha: ”Elhamdulilah, Profesori: Zoti qoftë me ne!”

Hoxha:

”Nuk dëshiroj ta bëj publik emrin tim dhe ju do të thoni pse!

Sepse në këtë kohë, në kohë të çudirave në rrjet nuk dëshiroj që do rrugaç ta lakojnë emrin tim, nuk lejoj që çdo i paedukatë të merret me emrin tim, nuk lejoj që çdo jobesimarët të merrret me emrin tim…

Profesori:

Nuk kam dëshirë me e tregu emrin tim; për mua ka rëndësi ajo që them, ajo që e them me kuptim dhe bindje të plotë, pa ofenduar asnjë komb, asnjë besim në botë, prandaj nuk dua emri im të përmendet nga shtresa e paedukatë…

Pyetja e vetme për hoxhën dhe për profesorin…

Pse Elhamdulilah dhe jo Zoti qoftë me ne?

Hoxha:

”Me thënë të drejtën unë e përdor shprehjen Elhamdulilah.
Pse, sepse më duket se kjo shprehje më plotëson, është shprehje në gjuhën e Kuranit famëlartë, prandaj kur e them këtë më duket se kam thënë gjjthçka!
Por, nuk do të thotë se kjo shprehje nuk mund me u thënë edhe në gjuhë të tjera, por unë kam bindjen time dhe këtë shprehje dua përherë me e thënë në gjuhën arabe, në gjuhën e Kuranit…

Profesori:

”Unë nuk jam kundër asnjë populli, nuk jam kundër asnjë gjuhe në botë; qoftë ajo gjuhë angleze, gjermane, turke, arabe, por më e bukura ndër të bukurat është gjuha shqipe dhe shprehjen Elhamdulilah e përdor përherë në gjuhën shqipe, Zoti qoftë me ne, nëse e ka këtë kuptim!

Pse, sepse gjuhën e nanës e kam për zemre; gjuha jonë është e ëmbël, e dashur është dhuratë e Perendisë…kur këtë shprehje e them në shqip, kjo më plotëson dhe, dashamirëve ju kam thënë se gjuha e jetës tonë është gjuha e Zotit, gjuha shqipe, pastaj vijnë gjuhët tjera!
Zoti qoftë me ne më tingëllon më këndshëm se shprehja Elhamdulilah!”.

Liza Beqaj, gazetare, Prishtinë