Dy ndeshje të Bundesligës, Leipzigu luan derbi kundër Frankfurtit

Bundesliga vjen këtë të diel me dy ndeshje mjaft interesante në kuadër të xhiros së 25-të. Leipzigu duelon me Frankfurtin në një ndeshje që ka rëndësi të madhe në luftën për pozitat e para në tabelë, ndërsa në anën tjetër Stuttgarti dhe Hoffenheimi luajnë një ndeshje që mund të rikthejë secilën prej skuadrave në garën për Evropë.

15:30 LEIPZIG – FRANKFURT

Ndeshja kryesore e javës në Bundesligën Gjermane luhet në “Red Bull Arena” në mes Leipzigut dhe Frankfurtit, dy skuadra këto të cilat janë në luftë për inkuadrim në kompeticionet evropiane. Kjo ndeshje luhet të dielën me fillim nga ora 15:30 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 2.

Kur kanë kaluar 24 xhiro, Leipzigu vazhdon të mbetet edhe më tutje ndjekësi dhe rivali kryesor i Bayernit në garën për titull në elitën e futbollit gjerman. Ata mbajnë pozitën e dytë në tabelë me 53 pikë të grumbulluara, teksa Frankfurti janë vetëm dy pozita më poshtë me 43 pikë.

Ndeshja e parë mes këtyre dy klubeve, e luajtur në nëntor të vitit të kaluar, përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Leipzig, 11-shja e mundshme startuese:

Gulasci – Adams, Upamecano, Mukiele, Klosterman – Kamp, Sabitzer, Olmo – Nkunku, Poulsen, Sorloth

Frankfurt, 11-shja e mundshme startuese:

Trapp – N’Dicka, Hinteregger, Ilsanker – Durm, Hasebe, Sow, Kostiç, Younes – Silva, Joviç

18:00 STUTTGART – HOFFENHEIM

Një duel tjetër interesant nga Bundesliga padyshim do të jetë edhe ai që do të luhet në “Mercedes Benz Arena” të Stuttgartit. Aty skuadra vendase, që mban po të njëjtin emër, do të ndeshet kundër Hoffenheimit.

Kjo përballje zhvillohet të dielën me fillim nga ora 18:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 2.

24 javë veçse janë luajtur në Bundesligë e tani Stuttgarti mban pozitën e nëntë në tabelë. Ata kanë arritur të grumbullojnë 33 pikë në këto duele. Nga ana tjetër, rivalët e tyre të kësaj jave të Hoffenheimit kanë arritur që në po aq ndeshje të marrin 30 pikë.

Ndeshja e tyre e parë e luajtur në stinorin vjeshtor përfundoi me rezultatin e barabartë 3-3.

Sttutgart, 11-shja e mundshme:

Kobel – Mavropanos, Anton, Kempf – Ahamada, Mangala, Didavi, Sosa – Coulibaly, Forster, Kalajdziç

Hoffenheim, 11-shja e mundshme:

Baumann – Vogt, Richards, Adams – Karadabek, Grillitsh, Rudy, John, Baumgartner – Kramariç, Bebou