Urim Saliu
Politika shqiptare është e çakorduar.Janë ngatërruar gjërat aq sa janë bërë një lëmsh i madh.Nuk dihet kush me cilin është.
Ja për shembull ASH do të duhej të ishte në një front me Besën por çuditërisht kjo duket e largët.Besa po mbetet e vetme në frontin kundër të gjithëve por të paktën qëndron mirë dhe fortë.
Kaq për opozitarizmin.
Çështja tjetër mbetet BDI e ndarë në dysh.
E vetmja gjë e mirë për t’a do të ishte Kthehuni tek vetvetja!
Nuk është një lutje por një mesazh për të arritur cakun e asaj rruge të gjatë të bërë bashkë.Inatet janë të përkohshme ndërsa ideali është tjetër gjë.Këtë e mësuam nga ju për kaq kohë.
Të gjithë e përmendni Ali Ahmetin .Asnjëra palë nuk e jep atë ndërsa ai u pret të gjithëve në shtëpinë e madhe , atje prej ku nisi gjithçka.
Mund të ndodhë që për kapriço dhe inate të ulëta , të shembni atë që me sakrificë e ndërtuat të gjithë bashkë .
A thatë vetë se fituat cdo cikël zgjedhorë me slloganin BASHKë? A bëtë prej dy decenie të gjithë thirrje për unitet dhe bashkim ?! A thatë vetë se rezistuat në fronte antishqiptare bashkërisht edhe kur shumë kush deshti tua përmbys kalanë përbrenda?!
A jeni dy palë që keni një idhull që nga mëngjesi deri në darkë ia përmendni emrin ?!
Atëherë çjanë këto drama të kota duke lodhur njerëzit me zënkat tuaja .Njerëzit që po ikin dhe braktisin çdo gjë.Ikin frikshëm nga ky vend për shkak të politikave të gabuara mes përplasjesh.
Bëhuni bashkë njëherë të vetme për të ndrequr diçka,për të shpëtuar atë pak gjë që ka mbetur për të shpëtuar migrimin e rradhës akoma më të frikshëm.
Jeni dy palë që pavarësisht çdo gjëje u lidhin edhe sukseset por edhe dështimet bashkë.Ska nevojë të bëni më shumë teatër të paqënë.
Pra kthehuni aty ku është Ali Ahmeti që për asnjë çmim nuk e jep asnjërin prej jush por që çuditërisht mes zënkave tuaja po e jepni mbase pa dashje ju vetë Ali Ahmetin edhepse nuk e pranoni këtë.
Ai u dha pushtet të gjithëve dhe shpesh ka paguar një çmim personal duke shuar shpesh zjarret që vlojnë përbrenda njërës dhe tjetrës palë.Prej vitesh ai e ka duruar këtë presion dhe e kanë parë se asnjëri nuk ka dalë humbës .Në fakt ju keni fituar të gjithë përmes figurës dhe emrit të tij përndryshe do kalbeshit në opozitë.
Atëherë përse nuk i lini mëritë personale dhe të ktheheni tek shtëpia që e ndërtuat bashkërisht.
Tregoni kush kujt dhe pse ia ka zënë rrugën dhe që e bëni gjithë këtë teatër që shpesh duket i orkestruar por edhe i vërtetë në të njëjtën kohë.
Ju jeni protagonistët e gjithë kësaj historie dhe duhet t’a Dani me djem njëherë e përgjithmonë nëse do ktheheni tek e njëjta shtëpi, tek i njëjti kulm apo do ndahen rrugët mes jush .
Pastaj pjesa tjetër mund të rregullohet sepse gjithmonë ka një kohë për të ndrequr gjërat.Gjithmonë ka një dialog në fund me një fund të lumtur.
Ali Ahmeti është njëri prej jush dhe për asnjë cmim nuk e jep asnjërin.Ai ka fituar sepse nuk ka fyer, përcarë dhe braktisur dikë .
Kthehuni në shtëpinë e madhe të BDI-së dhe jepni fund këtij teatri politik të panevojshëm .Njerëzit janë të zhgënjyer nga politika dhe bashkërisht ju mund të ndreqni gabimet e së shkuarës .Nuk është vonë kurrë, vetëm duhet lënë inatet dhe zemërimin që gërryen në heshtje.
Bashkohuni me njëri-tjetrin që më pas të vijnë shumë të tjerë me ju për ta bërë politikën ndryshe.
Njerëzit janë lodhur nga krizat e shumta dhe nuk kanë më forcë të shohin këtë teatër politik të panevojshëm mes politikanësh të të njëjtës familje që goditen me bërryla.
Populli ska nevojë për goditjet tuaja për njëri-tjetrin.As nuk ka nevojë ta ndahet në tabore të të njëjtën familje që janë me këtë ose atë tjetrin .
Ata një gjë në fund të ditës thonë se e duan bashkërisht dhe ajo është BDI.
Mos humbni më kohë.Kthehuni tek shtëpia e madhe .Atje ku u pret të gjithëve Ali Ahmeti.
Asnjëherë më parë midis këtij lëmshi nuk ka patur rast më të artë në politikën shqiptare që tashmë është e ndarë në dy blloqe pra BDI dhe BESA .
Prej këtu mund të fillojë mbarë politika kur e dijmë se tashmë kush është pushteti dhe opozita e vërtetë për shqiptarët.