Dy persona nga Britania e Madhe ndalohen në Aeroportin e Shkupit me teste false

Arrestohen dy persona nga Britania e Madhe, kanë treguar PCR teste negative të falsifikuara Në vendkalimin kufitar “Aeroporti ndërkombëtar Shkup” dje në ora 04:03 minuta për shkak të paraqitjes së PCR testeve negative të falsifikuara, nga liria janë privuar V.B. (37) dhe D.H. (12), që të dy nga Britania e Madhe.

MPB-ja sot informoi se ata u janë dorëzuar inspektorëve nga Reparti për krim ndërkufitar, migrime, të huaj dhe riatdhesim SHkup për procedure të mëtejshme.