Dy Presidentët: Bexheti dhe Mamiç ndoqën bashkë miqësoren Shkëndija-Dinamo Zagreb

Në Anatalia të Turqisë sot u zhvillua ndeshja futbolistike miqësore mes klubit tetovar Shkëndija dhe Dinamo Zagrebit e cila përfundoi me nje remi 0-0.

Kjo përballje zgjoi interesim te madh tek sportëdashësit tetovar të cilët e ndoqën nga kanali zyrtar i Shkëndijës në youtube. Kjo përballje e Shkëndisë tregoi cilësitë e ekipit tetovar të cilët pothuajse e dominuan me disa raste për të shënuar ndaj një ekipi me përmasa ndërkombëtare siç është Dinamo Zagrebi i cili shpeshhere ka arritur suksese të mëdha ne Ligën e Shampioneve dhe Liga Europa.

Ajo që ra në sy në këtë ndeshke ishte edhe prezenca e dy presidentëve edhe atë Visar Bexheti i KF Shkëndija dhe Zdravko Mamiç president i Dinamo Zagrebit të cilët ishin present enkas për ta ndjekur këtë ndeshje. Përndryshe Presidenti Bexheti dhe Mamiç shpeshherë kanë zhvilluar takime, formale dhe joformale, dhe ky takim i presidentëve të dy klubeve , dhe takime tjera qe jane zhvilluar deri tani janë në frymën e thellimit të bashkëpunimit mes dy klubeve atë të Shkëndise dhe Dinamo Zagrebit.(INA)