Dy shqiptarë vriten në frontin e Ukrainës (FOTO)

INA
INA

26/10/2023

Politikani i njohur shqiptar, Pandeli Majko ka bërë të ditur se dy shqiptarë në kanë humbur jetën në frontin e Ukrainës.

“Konsulli i Shqipërisë në Ukrainë, Omarov Shakhin, sapo më shkruajti për një lajm të hidhur.

Ukraina, nga sot, ka edhe dy djem, nga rradhët e diasporës shqiptare të cilët kanë rënë në luftë. Ata ishin ushtarë në ushtrinë e Ukrainës, të cilët luftuan dhe dhanë jetën në krye të detyrës si heronj. Ata ishin:

Dermentli Anatoly ishte nga fshati shqiptar i Karakurtit (në rajonin e Odesës). Ai kishte lindur më 3 shtator 1980. U mobilizua në Brigadën e mekanizuar Nr.118 në rajonin e Zaporozhias. Në 15 tetor, humbi jetën, në një mision luftimi.

Haydarzhy Danylo u lind në një familje shqiptare në 26 janar 2002 në fshatin Georgivka (rajoni i Zaporozhias). Ai ishte fëmija i dytë në familjen e tij, cila aktualisht, jeton ende në zonën e okupuar nga trupat ruse. Kur filloi lufta ai ishte në Poloni. Në verën e 2022, ai shkoi vullnetarisht për tu mobilizuar, por u refuzua (për shkak të moshës). Në vitin 2023 pas ditëlindjes së 21-të ai aplikoi sërish dhe shërbeu vullnetarisht në Forcat e Armatosura të Ukrainës. Ai shërbeu në njësinë ushtarake A290 dhe dha jetën në zonën e luftimeve në fshatin Liman, pranë qytetit Kupiansk, në rajonin e Kharkivit.

Dje janë zhvilluar në qytetin e Zaporozhias ceremonitë funerale të dy djemve shqiptarë me gjak, të cilët edhe nga fotot personale duket që nuk kanë harruar origjinën e tyre.

Në ceremoninë e varrimit pranë flamurit të Ukrainës është vendosur edhe flamuri kombëtar shqiptar. I përjetshëm, qoftë kujtimi i tyre!”, ka shkruar Majko. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rusia moska

Eksperti i sigurisë: Jo më Serbia, cili është shteti ballkanik që do përdor Rusia

kuleba

Pjesëmarrja e Lavrovit irriton Ukrainën, Koleba nuk merr pjesë në Këshillin Ministror në Shkup

abazovic kuvend

Abazoviqi për pak sa nuk është përleshur me një deputet në Parlamentin e Malit të Zi (VIDEO)

IMG_6807

Shqiptarja nga Sanxhaku: Nënë, këtë muaj të shenjtë e nisëm duke hapur një zyrë pas 100 vitesh

sonja biserko

Biserko paralajmëron: Serbia nuk e ka mbyllur çështjen e ‘botës serbe’, ja çka po përpiqet të bëjë regjimi i Vuçiqit

antoni blinken

Blinken sot në Bruksel, temë edhe Ballkani Perëndimor

greqi policia

Ishte zhdukur para 1 muaji, shqiptari gjendet i varur në pemë me duar të lidhura (Emri+Foto)

radojcic milan

“Alarm serioz”, eksperti i sigurisë befason me deklaratën: Radoiçiq udhëtoi për vizitë në këtë shtet!

presheva-komuna

Flamuri shqiptar do të vendoset në objektin e Komunës së Preshevës

INFO

NA NDIQ