Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën “Rruga e Arbrit” në Shqipëri, pasi motori me të cilin udhëtonin është përplasur me një mur mbrojtës anës rrugës.
Sipas informacioneve nga policia shqiptare, aksidenti ka ndodhur në segmentin Maqellarë – Bulqizë, pranë vendit të quajtur “Ura e Çerenicës”. Motori me targa të Shkupit, gjatë një përpjekjeje për parakalim të parregullt, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbrojtës.
Të lënduarit fillimisht janë transportuar në spitalin e Bulqizës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas janë dërguar në Klinikën e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. (INA)