Dy sirianë kapen në Bari, karabinierët i kthejnë mbrapsht në Durrës me traget

Policia e Barit arreston 2 refugjate sirianë në Bari. Ata kishin udhëtuar nga Durrësi me tragetin e linjës Durrës -Bari.

Mësohet se sirianët kishin hipur fshehtas në traget dhe kur kanë arritur në destinacion janë përballur me karabinierët italianë.

Kur karabinierët kanë tentuar ti ndalojnë ata i kanë sulmuar fizikisht ata dhe njeri prej sirianëve ka tentuar ti marrë pistoletën.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm.

Karabinieria italiane pasi ka bërë procedurat i ka rikthyer të dy sirianet në Durrës me tragetin e sotëm të prangosur dhe të shoqëruar me 2 karabinierë.