Dy sulme të hakerëve ndaj sistemit të regjistrimin të popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski ka theksuar se faqja e tyre dhe sistemi i regjistrimit vazhdimisht është cak i sulmeve nga hakerë dhe se sipas tij ka pasur dy sulme në system, që me sukses janë eliminuar, përcjell INA.

“Vazhdimisht po hakohet faqja jonë. Sigurisht se qëllimi është që të mos ndiqen informacionet e tona. Në dy raste kemi pasur sulme të hakerëve edhe ndaj procesit të regjistrimit, gjegjësisht sistemit, që janë eliminuar”, ka theksuar Simovski, duke shtuar se nuk ka njohur se nga vijnë këto sulme.

Sipas tij, ka grupime që nuk duan që ky proces të dal i suksesshëm dhe se ai i bëri thirrje qytetarëve që sa më masivisht të regjistrohen. Simovski shtoi se deri tani janë regjistruar mbi 600 mijë qytetarë. Ai ka thënë se nuk dëshiron që të spekuloj me shifra, pork a indikacione se mund të dalin 1.8 apo 1.9 milionë banorë. (INA)