Dy super skuadra angleze e dëshirojnë Kroosin

0

Mesfushori gjerman pëlqehet nga dy gjigantët e Premier Ligës Toni Kroos është kthyer në një objektiv real si për Manchester United ashtu edhe Manchester Cityn.

Dy skuadrat nga i njëjti qytet janë duke e vëzhguar situatën e gjermanit në Madrid, ku ai nuk është më i lumtur dhe dëshiron një eksperiencë të re.

Sipas Don Balon të dy trajnerët Jose Mourinho i United dhe Pep Guardiola i Cityt do të tentojnë transferimin e gjermanit gjatë afatit kalimtar të verës, për ta bindur Kroosin që t’i bashkohet njërit ose tjetrit. Kroos është pjesë e Realit që nga viti 2014, ku u transferua nga Bayern Munich. /Blic/