Dy të rinjtë shqiptarë fitojnë konkursin e NASA: Kemi punuar deri në 20 orë në ditë për t’ia arritur qëllimit

Picture of ina-online
ina-online

27/10/2023

Jahja Nur Zulbeari dhe Onur Bajramoglu janë dy studentët nga Gostivari kanë krijuar një hartë për të marrë informacione të drejtëpërdrejta përmes satelitit dhe tokës. Si pasojë, ata kanë fituar dhe konkursin e NASA.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, djemtë kanë folur për hartën e krijuar, duke zbuluar se ajo identifikon zjarrin për 15 sekonda.

Sakaq, ata kanë treguar se kanë punuar deri në 20 orë në ditë për t’ia arritur qëllimit.

“Unë jam në vitin e dytë dhe studiojë inxhinieri softuerike në Shkup. Po ashtu me shokun tim Onur Bayramoglu morëm pjesë në garën që ishte organizuar nga ana e NASA dhe arritëm të marim vendin e parë. Ne kemi krijuar një hartë, për zjarrëfikëset dhe po ashtu njerëzit që ndodhen në zonën ku mund të ketë dëme. Ne marrim të dhënat drejtpërdrejt prej satelitetit të NASA dhe i identifikojmë se ku është kordinata e zjarrit dhe pastaj me Inteligjencë Artificiale bëjmë karrikulimet se ku mund të përhapet ai zjarr, çfarë dëmesh të tilla mund të bëj ai zjarri etj.

Besoj për Maqedoninë ka qene një ide origjinale dhe po ashtu anembanë botës nuk kemi pasur një aplikacion të tillë. Po ashtu ka aplikacione të tjera ku kemi kordinacione të tjera të zjarreve të ndryshme, por nuk janë të drejtpërdrejta ose nuk janë të karikuluara nga ana e Inteligjencës Artificiale. Për momentin në 10 deri në 15 sekonda, unë mund të dalloj që ka një zjarr.

Aplikacioni na ka marrë 3-4 ditë, kemi punuar 15-20 orë në ditë për t’ia arritur qëllimit”, u shpreh Zulbeari./Abcnews.al

TË FUNDIT
3 orë
Kaos me çerdhet në Manastir
4 orë
Kosova shënon edhe golin e e katërt ndaj Qipros
5 orë
Varhelyi: Qëllimi është që muajin e ardhshëm të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut
6 orë
Tajani: Maqedonia e Veriut është një partner kyç në sigurimin e një të ardhmeje të begatë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor
6 orë
Hulumtim i Misionit të OSBE-së në Shkup: Përkatësia etnike është baza e parë e diskriminimit te të rinjtë

ME TE LEXUARA

6 orë
A do të ketë zgjedhje në tri komuna?! Të mërkurën do të dihet nëse pushteti ka shumicën prej 2/3-ve
6 orë
Hulumtim i Misionit të OSBE-së në Shkup: Përkatësia etnike është baza e parë e diskriminimit te të rinjtë
16 orë
Shkolla e Drogomishtit të Vogël të Kërçovës mbetet e zbrazët pa asnjë nxënës fillestar
6 orë
Tajani: Maqedonia e Veriut është një partner kyç në sigurimin e një të ardhmeje të begatë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor
16 orë
Vjosa Osmani flet për incidentin në Aeroportin e Shkupit
5 orë
Varhelyi: Qëllimi është që muajin e ardhshëm të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut
16 orë
Sondazhi i New York Times: Trump 48%, Harris 47%
4 orë
Kosova shënon edhe golin e e katërt ndaj Qipros

LEXO MË SHUMË

cerdhe

Kaos me çerdhet në Manastir

Screenshot_20240909-200347~2

Kosova shënon edhe golin e e katërt ndaj Qipros

IMG_0599

Varhelyi: Qëllimi është që muajin e ardhshëm të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut

Plenary session- Election of the President of Parliament - First ballot

Tajani: Maqedonia e Veriut është një partner kyç në sigurimin e një të ardhmeje të begatë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor

Screenshot_1236

Hulumtim i Misionit të OSBE-së në Shkup: Përkatësia etnike është baza e parë e diskriminimit te të rinjtë

zgjedhje vota votime maqedoni

A do të ketë zgjedhje në tri komuna?! Të mërkurën do të dihet nëse pushteti ka shumicën prej 2/3-ve

blinken

Blinken: SHBA do të vazhdojë të mbështesë RMV-në në rrugën eurointegruese

Glauk Konjufca

Konjufca thotë se emisari i Gjermanisë e “ledhatoi Serbinë”: Rruga është barazia si dy shtete

Arben Taravari

Taravari: Zyrtarët e BDI-së janë në hall të madh për krimet e bëra, prandaj merren me mashtrime

INFO

NA NDIQ