Dy ushtarë të Maqedonisë së Veriut janë helmuar nga gazi në Slloveni derisa punonin në mënjanimin e pasojave nga vërshimet

Picture of INA
INA

17/08/2023

Tetë persona, mes të cilëve edhe dy ushtarë nga Maqedonia e Veriut, janë helmuar me monoksid karboni derisa kanë pompuar ujë nga bodrumi në Shtëpinë e kulturës në Çërna të Koroshkemit, në Slloveni.

Mjeku kryesor i Armat[s së Sllovenisë, Robert Karota kumtoi se mes të helmuarve janë pesë pjesëtarë të ushtrisë sllovene, dy ushtarë nga Maqedonia e Veriut dhe një zjarrfikës.

Incidenti ka ndodhur derisa punonin në mënjanimin e pasojave nga vërshimet e paradokohshme në Çërna. Gjithsej 32 persona i janë ekspozuar gazit, mes të cilëve 18 pjesëtarë të armatës së RMV-së, tetë zjarrfikës dhe gjashtë pjesëtarë të armatës sllovene. Personat e helmuar menjëherë janë dërguar në spital, ku u është ofruar ndihma adekuate.

Sipas vlerësimeve të mjekëve, të gjithë të helmuarit ndjehen mirë dhe nuk janë në rrezik për jetë. Megjithatë, në mënyrë preventive, në spital për mjekim të mëtutjeshëm janë mbajtur pesë pjesëtarë të armatës sllovene, dy ushtarë të Maqedonisë së Veriut dhe një zjarrfikës.

TË FUNDIT
3 orë
Paguan mbi 900€ për ‘ultra all-inclusive’, pas një dite “Sharr Travel” i njofton se oferta ishte me mëngjes dhe darkë
3 orë
Resul Ademi,19 vjeçari nga Nikushtaku që humbi jetën në aksident trafiku
4 orë
Taravari: Nëse do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme lokale, jo vetëm Gostivarin por edhe Sarajin do ta fitonim
4 orë
‘Dorëzohet’ Mickoski: Betimin do ta bëj me emrin kushtetues
6 orë
Arrestohen dhjetë persona pas përleshjes masive në Karposh dhe në Qendrën Klinike

ME TE LEXUARA

9 orë
Serbi Stoilkoviç pjesë e Qeverisë, ja çka thotë Mickoski
17 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
3 orë
Paguan mbi 900€ për ‘ultra all-inclusive’, pas një dite “Sharr Travel” i njofton se oferta ishte me mëngjes dhe darkë
11 orë
Dorëzohet në Kuvend përbërja e re e Qeverisë, pritet caktimi i seancës
9 orë
ASH: Stoilkoviq ta njohë Kosovën, gjenocidin në Srebrenicë dhe të distancohet nga Putini dhe Vuçiçi, para votimit të Qeverisë
17 orë
Buçkovski: Me Marrëveshjen e Ohrit u bëmë shembull pozitiv për ndërtimin e një shoqërie multietnike
11 orë
Përurohet shtatorja e 7-vjeçarit, Leutrim Ahmetit të vr’arë nga serbët në Skenderaj
9 orë
Tetovë, në fund të muajit nis vendosja e semaforëve në bulevardin “Bllagoja Toska”

LEXO MË SHUMË

IMG_3310

Paguan mbi 900€ për ‘ultra all-inclusive’, pas një dite “Sharr Travel” i njofton se oferta ishte me mëngjes dhe darkë

Screenshot_2024-06-19-00-12-33-792_com.facebook.katana-edit

Resul Ademi,19 vjeçari nga Nikushtaku që humbi jetën në aksident trafiku

Arben Taravari

Taravari: Nëse do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme lokale, jo vetëm Gostivarin por edhe Sarajin do ta fitonim

Mickoski

‘Dorëzohet’ Mickoski: Betimin do ta bëj me emrin kushtetues

MVR-polici-a-1-750x430-1-1

Arrestohen dhjetë persona pas përleshjes masive në Karposh dhe në Qendrën Klinike

arben taravari

Taravari: Prioriteti im do të jetë shëndetësia publike

IMG_3305

Nga shtatori shtrenjtime ekstreme të çmimeve të shërbimeve noteriale

dacic

Daçiq bën thirrje për anulimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd

Oliver spasovski

Spasovski ja çfarë thotë për Qeverinë e re VMRO-VLEN-ZNAM

INFO

NA NDIQ