Dy vëllezërit Argëtim dhe Arijon Imeri me origjinë nga Lugina e Preshevës janë pjesë e ushtrisë zvicerane.
Dy djemtë e familjes Imeri që jeton në Cyrih vazhdojnë shërbimin ushtarak, sipas rregullave dhe kushteve të këtij shteti.
Janë me mijëra shqiptarë që sot mbajnë uniformën ushtarake të Zvicrës. Deri tani nuk ka një numër të saktë se sa është ky numër, për shkak se ata evidentohen si shtetas të Zvicrës, përcjell INA.
Shifrat jozyrtare që qarkullojnë nëpër kuluaret e instituteve dhe medieve zvicerane thonë se rreth 2 mijë shqiptarë sot mund të jenë pjesë efektive e ushtrisë së këtij vendi.
Por, asnjëherë nuk mund të dihet numri i saktë, sepse përgjigja zyrtare e autoriteteve të ushtrisë është se Zvicra ka ushtarë zviceranë dhe jo ushtarë të huaj apo bëhet fjalë për ushtri “multietnike”.
Ushtria zvicerane është një armatë e drejtuar nga dhe kreu i ushtrisë që zgjidhet nga Këshilli Federal. Ushtria zvicerane ka rreth 150.000 ushtarë aktivë, dhe afër 32.000 rezervistë. Mosha e këtyre ushtarëve është nga 18 deri në 33 vjec. Buxheti ushtarak është tejet i madh ( në vitin 2013, ushtria zvicerane kishte buxhetin prej 4,4 miliardë franga.
Detyrat themelore të kësaj ushtrie janë: pengimi i luftës, mbrojtja e shtetit, mbajtja e paqes në nivelin ndërkombëtar, mbrojtja e shtettit nga rreziqet (qofte edhe ato virtuale, ekstremiste etj), si dhe ndihma nga katastrofat në brendësi të shtetit dhe jashtë shtetit. (INA)