Dy vite harxhime marramendëse për Marrëveshjen e Ohrit

Picture of INA
INA

16/08/2024

Pas dy vitesh koncertesh të kushtueshëm dhe tendence të dështuar për festival tradicional të ngjashëm me “Sunny Hill” dhe “Exit”, BDI-ja tani akuzon pushtetin për manifestim me buxhet të sakatuar për Marrëveshjen e Ohrit.

Sipas tyre, në manifestimin e këtij viti për 23 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit nuk ishin të pranishëm personat kyç dhe buxheti ishte i sakatuar. Manifestimin e quajtën monoetnik, edhe pse në të ishin përfaqësues të pushtetit edhe nga radhët e partive maqedonase. Sipas tyre, të pranishëm ishin vetëm vazalët puthadorë që kanë pushtuar institucionet.

Koncerti i Grubit i vitit 2022 për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit kishte kushtuar rreth 70 mijë euro, sipas opozitës së atëhershme VMRO, në kulmin e krizës ekonomike pas pandemisë. Kurse të pranishmit kishin shkuar vetëm për muzikën, pa e ditur arsyen që janë aty.

Edhe pse BDI-ja e kishte paralajmëruar si manifestim multietnik dhe multikulturor, këngëtarët maqedonas Vlado Janevski dhe Antonija Gigovska kishin anuluar performancën e tyre.

Një vit më vonë, Grubi dhe Ministria e tij u akuzuan për një skandal të ri, harxhimin e 100 mijë eurove për një koncert tjetër për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit. Këngëtarët e jashtëm u paguan nga 10 mijë euro secili për një natë koncert, kurse ato vendas nga 7500 euro.

Në dy vitet e kaluara 2022 dhe 2023, për shënim të Marrëveshjes së Ohrit nuk janë organizuar tryeza shkencore serioze me ekspertë të brendshëm dhe të huaj dhe as konferenca për çështjet që lidhen me realizimin e plotë të marrëveshjes./Alsat.mk

TË FUNDIT
2 orë
Si u kthye Maqedonia e Veriut, fabrikë e prodhimit të lajmeve të rreme
2 orë
Lista/ Këta janë të akuzuarit për terrorizëm në rastin Banjska
2 orë
Mexhiti: Gjuha shqipe është dhe mbetet për përdorim zyrtar (VIDEO)
2 orë
Mbi 67 milionë njerëz e shikuan debatin Trump – Harris
2 orë
Wizzair do të ndërpres linjat nga Këlni për në Shkup dhe Tiranë

ME TE LEXUARA

23 orë
Konjufca priti Spiropalin në Prishtinë: Për Shqipërinë, kosovarët luftuan me dekada (VIDEO)
2 orë
Mbi 67 milionë njerëz e shikuan debatin Trump – Harris
22 orë
Ligji i “branitellave”, deputetët e VLEN-it e lëshojnë seancën
2 orë
Mexhiti: Gjuha shqipe është dhe mbetet për përdorim zyrtar (VIDEO)
20 orë
Fronti Europian nuk i përjashton protestat

LEXO MË SHUMË

fake news

Si u kthye Maqedonia e Veriut, fabrikë e prodhimit të lajmeve të rreme

grupi banjska radojcici

Lista/ Këta janë të akuzuarit për terrorizëm në rastin Banjska

mexhiti izet voa

Mexhiti: Gjuha shqipe është dhe mbetet për përdorim zyrtar (VIDEO)

tramp haris

Mbi 67 milionë njerëz e shikuan debatin Trump – Harris

wizzair

Wizzair do të ndërpres linjat nga Këlni për në Shkup dhe Tiranë

Sali Berisha

Sa vite burg rrezikon Sali Berisha? Përgjigjet avokati i tij

janina

Dikur quhej “kryeqyteti i Shqipërisë”, sot Janina i gëzohet qindra-mijëra turistëve nga Shqipëria

vlen llogo

VLEN: Nuk do të lejojmë miratimin e Ligjit të branitellave nëse ai nuk është në paketë me Ligjin për zgjidhjen e statusit të luftëtarëve të UÇK-së

Maqedonia-Shqiperie-BE-EU-Bruksel-Bashkimi

Qeveria javën tjetër në Bruksel do ta prezantoj planin për zhbllokimin e eurointegrimeve

INFO

NA NDIQ