Dy vjet burg me kusht për gjinekologun Asani nga Struga!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

02/02/2023

Nga viti 2015 deri në vitin 2020 gjinekologu Muhamed Asani, ish-drejtor I Spitalit të Strugës ka kryer kontrolle gjinekologjike në shtëpinë e tij në Strugë pa pasur licencë. Gjatë mbikëqyrjes së kryer nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor më 18 janar 2021, u konstatua se zyra e gjinekologjisë ishte e pajisur me një tavolinë pune, një shtrat për pacientët, një karrige gjinekologjike, një tavolinë e lëvizshme me material ndihmës dhe material tjetër. Që atëherë Asanit ju ndalua të kryejë veprimtari shëndetësore në këtë ordinancë të paregjistruar.

Gjykata Themelore e Strugës dënoi gjinekologun Muhammed Asani me 2 vjet burg me kusht, nëse i dënuari brenda 4 viteve nuk kryen vepër të re penale.

Pacientja Jalldëz Veaposka tha se i vjen mirë që ky rast u ndriçua.

“Po unë isha dëshmitare në atë procedurë me gra të tjera që kanë lindur dhe shumë qartë e thamë para gjykatës se kemi qenë në ordinancën e tij I dorëzuam faktet që kemi që kemi qenë në ordinancën e tij, gjykata na dëgjoi dhe më vjen mirë që u soll vendim për atë dhe u vërtetua se ka punuar në atë ordinancë ilegale”, tha Jalldëz Veaposka, lehona që ju hoqën organet.

Sipas informacioneve të gjykatës një grua tjetër e cila ka dëshmuar në sallën e gjyqit, po ashtu në klinikën shtëpiake të paregjistruar të Asanit, ajo ka paguar katër apo pesë mijë denarë për ekzaminim për marrjen e strisheve pas kontrollit. Ndërsa dëshmitarja e tretë ka dëshmuar se Asani e menaxhonte shtatzëninë e saj në ordinancën e tij në shtëpi. Ajo ka treguar se kishte vënë re se pranë shtëpisë kishte një mbishkrim “Villa Meti”.

“Po paguanim për çdo kontrolle 1200, 1500 denarë, varësisht se sa kërkonte mjeku dhe çfarë intervenimi kryente”, pohoi Jalldëz Veaposka, lehona që ju hoqën organet.

Ky vendim për mjekun Muhamed Asani është sjellë në dhjetor të viti 2022, ndërsa paralelisht më këtë po vazhdon edhe gjykimi me rastin e Jalldëz Vesposkës të cilës ju hoqën organet pas lindjes. Seanca e parë u mbajte para disa ditëve, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 10 mars./TV21

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

Pançe Toshovski

Toshkovski: Atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

INFO

NA NDIQ