Dy vjet e gjysmë vëmendje dhe investim për ushtrinë

Picture of INA
INA

08/10/2023

Albin Kurti

Ministrisë së Mbrojtës iu ndanë 100 milionë euro buxhet për herë të parë në vitin 2021. Prej atëherë, minimumi është aq, kurse tavani sa vjen e ngritet. Për vitin 2023, buxheti për ushtrinë është 141 milionë euro, më shumë se dyfishim krahasuar me kohën kur morëm në drejtim qeverinë.

Kemi rekrutuar 1852 ushtarë të rinj, duke rritur numrin e përgjithshëm të ushtarëve për më shumë se 2/3. Ushtria jonë sot është më profesionale dhe më e përgatitur sepse gjatë kësaj periudhe, 3325 ushtarakë kanë përfunduar trajnime profesionale jashtë vendit. Ata janë të pajisur më mirë se asnjëherë më parë, sepse investimet në armatim janë rritur për 191%. Arsenalit tonë ushtarak, ia shtuam dronët e mirënjohur luftarak Bayraktar.

Hoqëm kufizimin në numër të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe e hapëm atë për çdo të re e të ri deri në moshën 25 vjeç, ndërkaq lëndën “Edukim në Siguri’’ e bëmë pjesë të kurrikulave shkollore për nxënësit e ciklit të mesëm të lartë.

Në vitin 2021, Forca e Sigurisë së Kosovës, bashkëzbarkoi me ushtrinë amerikane në misionin e saj të parë paqeruajtës në Kuvajt. Për të vazhduar pastaj një vit pas me misionin bashkëzbarkues me ushtrinë britanike në ishujt Falkland. Kurse në fillim të këtij viti dëshmoi para botës përgatitjet dhe aftësitë e saja në misione të kërkim-shpëtimit kur në Turqi shpëtoi katër jetë njerëzish nga rrënojat e tërmetit shkatërrues atje.

Përmes marrëveshjeve të nënshkruara të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Letoninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë, gjatë këtyre dy vjet e gjysmë qeverisje, dhe plot tjera që janë drejt finalizimit, kemi thelluar edhe më tej raportet me partnerë tanë strategjikë. E në Defender Europe 21 dhe 23 u rreshtuam krah për krah me aleatët tanë në ndërmarrjen më të madhe të ushtrimeve ushtarake në kontinentin e Evropës që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Me Forcën e Sigurisë, të sigurtë në mbrojtje të Republikës.

TË FUNDIT
3 orë
Pas Deçanit, Begaj do të shpallet qytetar nderi edhe në Drenas
3 orë
Parlamenti spanjoll nesër debaton propozimin për njohjen e Kosovës
21 orë
Gjenerali Clark: LDK-ja ishte arsyeja e suksesit të intervenimit të NATO-s në Kosovë
21 orë
Gjenerali shqiptaro-amerikan paralajmëron fuqishëm Vuçiqin: Ja çka do të ndodhë, nëse përdorni forcën kundër Kosovës (FOTO)
1 ditë
Presidenti Begaj vizitë dyditore në Kosovë. Do nderojë të rënët e UÇK-së

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bajram begaj

Pas Deçanit, Begaj do të shpallet qytetar nderi edhe në Drenas

spanja kosova

Parlamenti spanjoll nesër debaton propozimin për njohjen e Kosovës

wesley clarck vesli klark

Gjenerali Clark: LDK-ja ishte arsyeja e suksesit të intervenimit të NATO-s në Kosovë

muharrem maralusha

Gjenerali shqiptaro-amerikan paralajmëron fuqishëm Vuçiqin: Ja çka do të ndodhë, nëse përdorni forcën kundër Kosovës (FOTO)

bajram begaj

Presidenti Begaj vizitë dyditore në Kosovë. Do nderojë të rënët e UÇK-së

Lajcak

Borrell i zgjat mandatin, Lajçak mbetet edhe disa muaj në pozitën e të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

KFOR KS

Greqia nis ushtarë në Kosovë në kuadër të KFOR-it

Kurti Mark Rutte

Lidhjet e sekretarit të ri të NATO-s, Mark Ruttes me Kosovën ndër vite

william walker uoker kurti

“Ju lutem që kohë pas kohe ta bëni këtë gjë për Kurtin”, Walker lë mesazhin e “fortë” për gazetarët në Prishtinë

INFO

NA NDIQ