MTEL, anëtare e grupit Telekom Serbia, shënon dy vjet nga hyrja zyrtare në tregun e Maqedonisë së Veriut.
Që nga fillimi i saj më 16 nëntor 2021, MTEL ka ofruar vazhdimisht një përvojë unike dixhitale për klientët e saj në fushën e telekomunikacionit.
Në fillim, MTEL hapi sallonin e parë të shitjeve dhe shpejt arriti sukses në tregun vendor duke ofruar paketa atraktive për televizionin satelitor mSAT TV.
Një vit më vonë, MTEL ndërmori një hap të rëndësishëm duke u bërë operatori i tretë celular në Maqedoni, duke ofruar një gamë të larmishme të paketave me parapagesë dhe postpejd, të përshtatura pikërisht për të përmbushur dëshirat dhe nevojat e përdoruesve në RMV.
Angazhimi i MTEL për inovacion vazhdoi me lançimin e MOVE TV, platformës revolucionare të transmetimit të Telekom Serbisë. Përkatësisht, promovimi i platformës filloi në Maqedoni, me plane për zgjerimin e disponueshmërisë së saj në tregje të tjera ku grupi Telekom Serbia ka prezencë biznesi.
Drejtori i përgjithshëm i MTEL, Marko Lopiçiç, shprehu krenarinë dhe kënaqësinë për rezultatet dhe sukseset e deritanishme të kompanisë.
“Ne jemi të kënaqur me arritjet tona në tregun maqedonas. MTEL synon t’u ofrojë përdoruesve një përvojë vërtet të veçantë, veçanërisht në fushën e përmbajtjes dixhitale me cilësi të lartë, e cila na dallon nga konkurrenca. Ne jemi veçanërisht të kënaqur me rezultatet me produktin tonë të fundit, platformën e transmetimit MOVE TV. Falë përmbajtjes premium të platformës, funksionaliteteve revolucionare dhe paketave tërheqëse, ne kemi afër 500 përdorues vetëm dy javë pas lançimit. Në total, deri në këtë moment mund të mburremi me më shumë se 36 mijë përdorues aktivë, prej të cilëve 20 mijë janë në segmentin e telefonisë celulare”, thotë drejtori i përgjithshëm Lopiçiç.
Duke parë përpara, MTEL, si pjesë e grupit Telekom Serbia, ka plane ambicioze për tregun maqedonas, duke përfshirë prezantimin e shërbimeve inovative dhe zgjidhjeve digjitale, investime të reja në vlerë prej 50 milionë euro dhe zgjerim të konsiderueshëm të ekipit.
“Ne jemi të bindur se duke iu përmbajtur planeve tona strategjike të biznesit dhe duke ofruar shërbime me cilësi të lartë, do ta realizojmë qëllimin tonë fillestar – të bëhemi operatori kryesor i telekomunikacionit në Maqedoni”, thotë drejtori i përgjithshëm Lopiçiq. Përveç një oferte të shkëlqyer shërbimesh me cilësi të lartë, me një ekip dinamik të përbërë nga profesionistë me përvojë dhe talente të rinj ambicioz, MTEL ka gjetur një formulë fituese për arritjen e rezultateve të shkëlqyera të biznesit, rritje të vazhdueshme dhe një bazë të zgjeruar klientësh.