Dybala: Nuk di ta shpjegoj këtë ndjesi

Pas dëmtimit ndaj Sassuolos më 10 janar kishin kaluar 87 ditë nga hera e fundit që Paulo Dybala kishte prekur fushën e lojës, por të mërkurën, pas vetëm katër minutash, argjentinasi gjeti menjëherë rrugën e rrjetës me të majtën e tij magjike.
“Jam më shumë se i lumtur. Nuk di ta shpjegoj këtë ndjesi. Ishte një fitore madhështore dhe tani të vazhdojmë kështu. Të gjithë së bashku deri në fund Juve”, ka shkruar sulmuesi argjentinas në rrjetet sociale.
Dybala dha një mesazh të fortë se dëshiron të mbetet te skuadra bardhezi, teksa tashmë mbetet të gjendet gjuha e përbashkët me drejtuesit e ekipit torinez.