Dyfishohet numri i emigrantëve të punës nga Ballkani Perëndimor në Gjermani

Picture of Ina Online
Ina Online

15/12/2024

Sukses i plotë” i Rregullores së Ballkanit Perëndimor në Gjermani. Nga qershori deri në nëntor 2024 autoritetet gjermane dhanë 25.000 leje pune për punëtorë nga Ballkani Perëndimor.

Që nga zgjerimi i Rregullores së Ballkanit Perëndimor nga qeveria gjermane në qershor të këtij viti është dyfishuar numri i punëtorëve nga rajoni në Gjermani.

Nga qershori deri në nëntor 2024 autoritetet gjermane dhanë 25.000 leje pune për qytetarë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Mali i Zi, aq sa për të gjithë vitin e kaluar.

Sipas informacioneve, shumica e punëtorëve emigrantë kanë ardhur nga Kosova (5,564) dhe Serbia (4,239).

Të dhënat dalin nga përgjigja e Ministrisë Federale të Punës sipas një kërkese të liberalëve. Rregullorja e Ballkanit Perëndimor e ofruar nga qeveria gjermane në vitin 2016 u ofrua për të ulur numrin e kërkesave për azil nga vendet e Ballkanit.

Ajo cilësohet si “sukses i plotë” nga zëvendëskryetari i partisë liberale, Konstantin Kuhle, i cili kërkoi madje rritjen edhe më tej të kontingjentit të punëtorëve jo vetëm nga Ballkani, por edhe vende të tjera.

“Kuptimi i kësaj rregulloreje të Ballkanit Perëndimor është që duke lehtësuar qasjen në tregun gjerman të punës të reduktojmë migracionin e parregullt në sistemin e azilit.”

Kjo rregullore mundëson marrjen e vizës së punësimit në Gjermani pavarësisht kualifikimit. Kusht për këtë është një ofertë konkrete pune apo një kontratë pune.

TË FUNDIT

Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkin Jashari (video)

Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro

Ndërron jetë 17-vjeçari nga Shkupi që u godit nga rryma!

Luizi publikon këngën e re: A ke zemër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË