Dyshime për keqpërdorime me terapitë e të sëmurëve me kancer në Shkup

Picture of ina-online
ina-online

03/09/2023

Dyshimet se në Klinikën e Onkologjisë në Shkup janë vjedhur dhe janë shitur në të zezë ilaçet kundër kancerit, kanë revoltuar qytetarët, të cilët nëpër rrjetet sociale po kërkojnë përgjegjësi për personelin mjekësor që dyshohet se kreu manipulimet.

Madje ka nga ata që kërkojnë që të dyshuarit të publikohen me emër e mbiemër. Kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri thirrje që rasti të mos shfrytëzohen si sensacion, duke shtuar se si Qeveri nuk do të ndërhyjnë për të mbrojtur askënd.

“Çdo krim ka emër dhe mbiemër, ka përgjegjësi. Detyra e MPB-së dhe Prokurorisë është të sigurojë dëshmi në bazë të së cilave do të identifikohen kryerësit. E përsëris, nga ana e kryetarit të Qeverisë dhe Qeverisë nuk do të ketë asnjë intervenim për të mbrojtur këdo. Bëhet fjalë vërtetë për informacione të tmershme të cilat janë lëndë hetimi nga MPB dhe Prokurorisë.”- deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Kovaçevski njoftoi se me Klinikën e Onkoligjisë tani menaxhon një drejtor i ri. Bëhet fjalë për Halid Matoshin, i cili në këtë funksion erdhi pasi Aleanca për Shqiptarët iu bashkëngjit Qeverisë. TV21 kontaktoi me drejtorin. E pyetëm nëse a ka pasur njohuri për këto keqpërdorime. Na tha që do të na kontaktojë ditëve në vijim, sapo të zbardhet i gjithë rasti nga organet.

Ndaj paraqitjes së sotshme të kryeministrit reaguan nga opozitarja VMRO-DPMNE. Ata thonë se Kovaçevski po sillet sikur të mos jetë kryeministër. Akuzojnë se këto keqpërdorime të cilat kanë ndodhur në dy vitet e fundit, pikërisht Kovaçevski ka qenë kryeministër. Llazo Jovçeski nga Komisioni për Shëndetësi në VMRO-DPMNE, thotë se tanimë dy vite me radhë kanë reaguar për këto informacione, por MPB nuk ka ndërmarë asnjë masë për të parandaluar humbjen e jetës së pacientëve.

“Skandali i fundit me tregti me citostatikë në Klinikën e Onkologjisë është tronditës. Nga njëra anë na ofronin bilbordë për shëndetësi europiane dhe falas, ndërsa nga ana tjetër shohim mafien në shëndetësi. Përpos manipulim me publikun, nuk ka masa me të cilat duhet të parandalohen këto raste të cilat si pasojë mund të kenë edhe humbje të jetës së njerëzve. Pikërisht kjo Qeveri e LSDM-së dhe BDI-së premtonte jetë, por si duket solli vetëm fatkeqësi për njerëzit.”- tha Lazo Jovçeski, Komisioni për Shëndetësi në VMRO-DPMNE.

Reagim me shkrim pati edhe nga Komisioni i Shëndetësisë pranë Aleancës për Shqiptarët.

“Për skandalin në Klinikën e Onkologjisë, Aleanca për Shqiptarët ka alarmuar qysh në dhjetor të 2022. Unë nuk dua të besoj që të jetë e vërtetë, se në të kundërtën mantili i bardhë bëhet i zi.”- tha Bekim Tateshi, Komisioni për Shëndetësi në ASH.

Reagime ka edhe nga partitë tjera si Partia Demokratike Evropiane, Lidhja Demokratike dhe Partia Liberale Demokratike.

Përndryshe kryeministri Kovaçevski, me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të medikamenteve, në seancën e radhës të Qeverisë do të propozojë që në kufi të vendoset sistem “Track & Trace” me qëllim që të dihet saktë çfarë po importohet, me çfarë cilësie dhe ku përfundon./TV21

TË FUNDIT
49 minuta
Detaje të reja nga vrasja e Faton Hajrizit, ja ku ishte fshehur
1 orë
Pasdite në disa pjesë të Maqedonisë priten stuhi me reshje të dendura të shiut, erë të fuqishme dhe breshër
1 orë
Najçevska reagon ndaj VLEN pas promovimit të 30 milionë eurove për komunat shqiptare: Po e ndajnë vendin sipas fiseve...
2 orë
Faton Hajrizi vritet në Serbi, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes
3 orë
Durmishi: Mbështetje financiare prej 80 milionë denarë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, për zejtarët, për vendosjen e standardeve HALLALL dhe ISO dhe projektet për zhvillimin e sipërmarrësisë

ME TE LEXUARA

1 ditë
LSDM: Të shtëna të reja në Çair, me VMRO-në rrugët janë bërë të pasigurta për qytetarët
8 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
1 ditë
I punësuari në një bastore sportive në Tetovë e vodhi xhiron ditore, policia e arreston
1 orë
Najçevska reagon ndaj VLEN pas promovimit të 30 milionë eurove për komunat shqiptare: Po e ndajnë vendin sipas fiseve...
22 orë
Taravari: BDI-së i nevojiten dy gjëra, një ekip avokatësh dhe të ndryshojnë mentalitetin korruptiv
1 ditë
Bastisje në Strumicë, ndalohet një person

LEXO MË SHUMË

IMG_4516

Detaje të reja nga vrasja e Faton Hajrizit, ja ku ishte fshehur

Stuhia Ballkan

Pasdite në disa pjesë të Maqedonisë priten stuhi me reshje të dendura të shiut, erë të fuqishme dhe breshër

najcevska

Najçevska reagon ndaj VLEN pas promovimit të 30 milionë eurove për komunat shqiptare: Po e ndajnë vendin sipas fiseve…

IMG_4516

Faton Hajrizi vritet në Serbi, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

besar durmishi

Durmishi: Mbështetje financiare prej 80 milionë denarë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, për zejtarët, për vendosjen e standardeve HALLALL dhe ISO dhe projektet për zhvillimin e sipërmarrësisë

liqeni

Është nxjerr trupi i 43-vjeçarit i cili u mbyt në Liqenin e Dojranit

Murtezani-Dreksler-Mbeshtetja-e-Gjermanise-eshte-thelbesore-per-rrugen-evropiane-te-RMV-se

Murtezani-Dreksler: Mbështetja e Gjermanisë është thelbësore për rrugën evropiane të RMV-së

lope

Nuk po ruan kush më lopë e dele në Maqedoninë e Veriut

evn-1

EVN: Është riparuar defekti me rrymën elektrike pas motit të ligë në Shkup

INFO

NA NDIQ