Shkruan: Xhevdet Pozhari
Besoj edhe ju po e shihni që votave me zarf të diasporës po iu vjen era prej larg!
Është koha me e rikthy deklaratën e Lumirit që fliste me bindje të plotë për 40 mijë vota, sikur t’i kishte të gatshme në kuti!
Dhe, tash me trendin e parë të votave me zarf të diasporës po vërehet një rritje e pazakontë e LDK-së. Sigurisht, krejt partitë kanë filluar ta analizojnë këtë. Dhe, janë shumë afër për ta zbuluar. Dikush do ta ngrisë si shqetësim, dikush jo. Varësisht se si i leverdis!
Siç mund ta kenë zbuluar, bie fjala, disa deputetë të dëmtuar të LDK-së nga këto vota. Ata e kanë kuptuar se një dorë ingjinjeringu ka vepruar duke përzgjedhur emrat e njëjtë në pjesën dërrmuese të këtyre flet votimeve. Të rrumbullakësuar janë kryesisht emrat e njerëzve të preferuar të Lumirit, e jo “sfiduesit” e brendshëm. Këta të fundit nuk e kanë thuajse asnjë votë për “ilaç”.
Pyetja që shtrohet natyrshëm në këto rrethana është se cila është ajo dorë që i ka renditur votat me aq prezicizitet milimetrik, me emra të preferuar dhe jo të preferuar të kryetarit?!
A kanë votuar vërtetë ata votues? A kanë votuar dhe në realitet as që e dinë se kanë votuar?! Si është e mundur kjo?
Këto janë vetëm disa dilema për atë që pritet të zbardhet në të ardhmen. Qysh? Mjafton të verifikohet vullneti i “votuesve”. Nuk është çudi të dalin njerëz të cilët as që ia kanë haberin se kanë votu me postë! 🙂