Dyshimet për manipulime, sot rinumërohen votat e LDK-së nga vendvotimet e Vushtrrisë

Picture of INA
INA

06/03/2025

Sot do të rinumërohen votat e LDK-së nga vendvotimet e Vushtrrisë. Kjo pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë dje ka lëshuar urdhër për rinumërim të votave të Lidhjes Demokratike të Kosovës në të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë.

Zëdhënësi e KQZ-së Valmir Elezi ka thënë se në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, gjatë ditës së sotme do të bëjë rinumërimin e fletëvotimeve që i takojnë një subjekti politik në komunën e Vushtrrisë.

Kjo pasi, kandidatja për deputete e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka denoncuar në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, siç pretendon ajo raste të manipulimit të votave në disa Qendra Votimi në komunën e Vushtrrisë.Kandidatja e LDK-së, bashkë me disa komisionerë kishin paraqitur pranë Prokurorisë një mesazh që kishin pranuar “Le të bashkohen komisionarët për ndihmë të Xhafer Tahirit”.

Madje, Krasniqi ka deklaruar se në shkollën “Ali Kelmendi” në Vushtrri dyshohet për manipulim të votave, pasi në këtë shkollë, LDK ka marrë 55 vota në total, dhe se Xhafer Tahiri kishte marrë 54 vota, ndërsa kandidati për kryeministër kishte marrë 52 vota.

Manipulim të votave dyshohet të ketë pasur edhe në shkollën “Bahri Haxha”, ku thuhet se ka pasur ndërhyrje në listën e nënshkrimeve të votuesve.

Duke pasur parasysh të gjitha këto pretendime, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka obliguar PZAP-në për rinumërimin e votave të LDK-së në këtë komunë. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

Pas dy orësh qëndrim me familjarët, Thaçi largohet nga shtëpia e tij në Burojë

Një pjesëtar i grupit të DNK-së në mesin e të dyshuarve për zjarrin e Koçanit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pyetet nëse synon vazhdimin e mandatit, ja si përgjigjet

Miteva: Mbyllen 13 diskoteka për mosplotësimin e kushteve minimale, edhe pse kishin licencë

Paga neto në janar 43.050 denarë

Të përgjigjen gjyqtarët dhe prokurorët të cilët e kanë penguar drejtësinë për shumë raste, kërkoi iniciativa e re “Zero” nga Tetova

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË