Alternativa si pjesë e Qeverisë do të udhëheq me ministrinë e shëndetësisë dhe se tashmë po përflitet që si kandidat për këtë post të jetë Bekim Sali.
Sali do të zëvendësoj ministrin e deritanishëm Venko Filipçe. Ndërsa si zëvendësministër sipas portalit Faktor, përmendet Viktor Isjanovski, drejtori aktual i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, i cili do të zëvendësoj Ilir Hasanin.
Gjatë javës tjetër do të dihen detajet dhe emrat që do të drejojnë postet nëpër institucionet e ndara për Alternativën. Kjo parti sot në ora 13.00 do të nënshkruaj marrëveshjen dhe programën për bashkëqeverisje me kryeministrin Zoran Zaev. (INA)