Dyshohet se ia shiti armën Naim Murselit: 30 ditë paraburgim për të arrestuarin e katërt për rastin e Liridona Ademajt

INA
INA

11/12/2023

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar masën prej 30 ditë paraburgim të arrestuarit të katërt për vrasjen e Liridona Ademajt.

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar masën prej 30 ditë paraburgim të arrestuarit të katërt për vrasjen e Liridona Ademajt.

I njëjti dyshohet se ia ka shitur armën e krimit Naim Murselit, me të cilën më pas u vra Liridona Ademaj.

Njoftimi:
Prishtinë, 11 dhjetor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit T.D për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimit, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

jyqtarja e Procedurës Paraprake vlerësoi se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D ka kryer veprën penale, andaj nëse i njëjti gjendet në liri, mund të ndikoj në të dëmtuar dhe në dëshmitarë, si dhe ekziston edhe rreziku i përsëritjes së veprës penale, e të gjitha së bashku kanë plotësuar bazën ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D me datë 29.11.2023 rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë apo materie plasëse, ia ka shitur armën të dyshuarve N.M dhe G.P, për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale Vrasje e Rëndë e të dëmtuarës- tani të ndjerës L.M.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Glauk Konjufca

​Konjufca: Kritikat e SHBA-së ndaj Kosovës janë të qëlluara

Albin-Kurti-5

​Planifikimi për atentat ndaj Kurtit në Shkup, drejtori i AKI-së raportoi para deputetëve

Policia-e-Kosoves-800x445

Kosovë: Policia kap shtatë persona, dyshohen për ‘’Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Raporti britanik: Rusia po rindërton kapacitete për të destabilizuar Evropën, përmendet edhe Kosova

glauk-konjufca

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Konjufcës për gazin lotsjellës

Ilir-Kulla

“Gjërat po ndryshojnë”, a mund të njihet Kosova nga dy shtetet që luftojnë për Nagorno-Karabakhun, sipas Ilir Kullës

flamuri zvecan

Flamuri serb largohet edhe nga Kalaja e Zveçanit

Gjykata_1-768x463-1-750x430-1

Mungon prokurori, dështon shqyrtimi fillestar ndaj serbit të akuzuar për krime lufte në Kosovë

Glauk Konjufca

Konjufca e pranon që dinari i ka acaruar raportet me amerikanët: Deklarata e O’Brien shqetësuese, e dimë pse janë “idhnu”

INFO

NA NDIQ