Eurodeputeti bullgar, Angel Xhambaski, vazhdon me provokimet edhe pas propozimit të presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski, që atij t’i ndalohet hyrja në vend.
“Maqedonia ishte dhe është bullgare! Maqedonia e Veriut është një çështje tjetër. Merita këtu i takon Titos. Me ndalimin e hyrjes në vend nuk do të fshini të vërtetën”, thuhet në postimin e tij në rrjetet sociale.(INA)
https://www.facebook.com/100044234689053/posts/pfbid0jJAbjxe9zkQpyvsf6a4UAnj6QHRr8q5hiKUU7PDfQyTbw3caLjugaDzxgTqAKWSMl/?mibextid=UUgoR4