E ardhmja e lotarisë amerikane

0

Diskutimet për përfundimin e programit të imigracionit në SHBA përmes lotarisë për Green Card kanë filluar dy vjet më parë. Ato janë pjesë e diskutimeve në kuadër të reformimit të ligjeve të migracionit.

Dy senatorë republikanë patën kërkuar atëherë t’i jepet fund lotarisë. Por edhe së fundmi, në reagimin e tij pas një akti terrorist në Nju-Jork, Presidenti Trump kërkoi t’i jepet fund këtij programi. Ai kritikon mes tjerash kushtet që duhen plotësuar për të fituar lotarinë, si janë shumë minimale, që mund të plotësohen prej kujtdo. Më shumë se për dhënien fund të programit flitet për zëvendësimin e tij me një sistem imigracioni të bazuar në pikë. E sigurt është se nëse lotarisë i jepet fund, nuk ekziston më mundësia për personat pa kualifikime të veçanta që të imigrojnë në SHBA.

Marrja e Green Card nuk është e lehtë

Të paktën GreenCard Lotterie DV -19 kryhet me garanci të plotë, dhe aplikimet dërgohen tek autoritetet amerikane që bëjnë procesin e përzgjedhjes. Deri tani shifrat kanë treguar se një ndër 25 aplikues e fiton lotarinë. Rreth 77 mijë shqiptarë kanë marrë që nga viti 1999 Green-Card nëpërmjet lotarisë.