E bujshme /Klubi i Serie A do yllin e Superligës

Lajmi i bujshëm publikohet nga prestigjiozja italiane “Gazzetta Dello Sport”, që u referohet zhvillimeve më të fundit te skuadra verdheblu. Chievo Verona kërkon Kristal Abazajn e Luftëtarit.

Edhe pse nuk jepen shumë detaje, mjafton fakti që një klub i Serisë A po sheh mundësinë e blerjes së një talenti nga Superiorja, që të përbëjë një lajm shumë të rëndësishëm për opinionin sportiv në vend.

Në fakt, kartoni i Abazajt, sikurse u njoftua gjerësisht në shtypin shqiptar është blerë nga Skënderbeu, por 21-vjeçari do të qëndronte deri në fund të sezonit i huazuar te bluzinjtë.

Nëse oferta e Chievos do të jetë ajo e duhura, atëherë Abazaj do të transferohet në Serinë A, pa luajtur asnjë ndeshje me korçarët. /Syri.net/