E BUJSHME! Pep Guardiola divorcohet nga gruaja e tij, pas 30 vitesh martesë

Picture of INA
INA

14/01/2025

Pas më shumë se 30 vitesh lidhje, Pep Guardiola dhe bashkëshortja e tij, Cristina Serra, kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndara. Sipas burimeve të “Mamarazzis”, vendimi është marrë në dhjetorin e kaluar, por çifti ka kërkuar nga rrethi i tyre më i ngushtë ta mbajë çdo detaj larg medias.

Në vitin 2019, “Sunday Mirror” raportoi se Cristina e kishte lënë Manchesterin, e shoqëruar nga njëri prej fëmijëve të tyre, për t’u fokusuar, ndër të tjera, në biznesin e saj të modës, të cilin deri atëherë e menaxhonte nga larg. Pesë vitet e fundit marrëdhënia e tyre i ngjante më shumë konceptit “jetojmë të ndarë, por së bashku” sesa një martese tradicionale.

Pep Guardiola qëndroi në Manchester, ndërsa Cristina udhëtonte mes Barcelonës dhe Londrës. Edhe pse jetonin të ndarë, ata vazhdonin të shfaqeshin së bashku në disa raste, si gjatë festave familjare apo mbrëmjeve në restorantin e tyre të preferuar “Botafumeiro” në Barcelonë.

Megjithatë, tani nuk janë më çift, por marrëdhënia e tyre mbetet miqësore dhe e qëndrueshme. Këtë e konfirmon fakti që gjatë festave të fundit të Krishtlindjeve, me vendimin tashmë të marrë, ata u panë në Barcelonë duke shkuar në teatër me njërën nga vajzat e tyre.

Pep dhe Cristina ishin një nga çiftet më të qëndrueshme në botën e futbollit. Ato u njohën në vitin 1994, kur Pep ishte 23 vjeç dhe Cristina 20 vjeçe. U dashuruan, por vendosën të martoheshin vetëm në vitin 2014, në një ceremoni civile dhe private në Matadepera, Barcelonë.

Çifti ka tre fëmijë: Maria, 24 vjeçe, influencuese në Instagram me gati një milion ndjekës; Marius, 22 vjeç, që aktualisht jeton në Dubai dhe drejton tri kompani, njëra prej tyre e fokusuar në reklamim dhe marketing; dhe Valentina, 17 vjeçe, e cila është ende e përqendruar në studimet e saj.

Përveç sfidave personale, Pep Guardiola po kalon një periudhë të vështirë edhe në aspektin profesional. Rezultatet e Manchester City nuk janë të mira dhe gjendja e tij emocionale duket larg optimales.

Nëntorin e kaluar, ai u shfaq në një konferencë për shtyp me fytyrën e mbushur me gërvishtje, një ngjarje që ngjalli shumë spekulime. Rrethi i tij i ngushtë vazhdon ta mbrojë nga publiku dhe kjo do të jetë e njëjta qasje edhe pas lajmit të ndarjes nga bashkëshortja “historike”.

Burimet sugjerojnë se një pajtim mes çiftit duket i pamundur për momentin, por vetëm koha do të tregojë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

TË FUNDIT

Albin Kurti dhe realiteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Një punëtor nga Bangladeshi humb jetën në vendin e punës në Kumanovë

Filkov: Rritje të gjobave për shoferët që rrezikojnë sigurinë në komunikacion

Mexhiti: Bashkëpunimi me SHBA-në garanci për të sotmen dhe të nesërmen e sigurt të qytetarëve tanë

Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve

“E premtja e zezë” për marketet ! Bojkot i ri nga qytetarët për shkak të çmimeve të larta

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË