E çuditshme/ Pse maqedonoveriorët poi shajnë shqiptarët në protesta

Arbër Zaimi

Shumë e çuditshme. Maqedonoveriorët në Shkup kanë dalë për të protestuar kundër “fashizmit bullgar” dhe kundër “pllanit francez”, kinse për të ruajtur identitetin e tyre.

Mirëpo kë shajnë dhe kërcënojnë me brohorima nëpër protesta? Shqiptarët, si zakonisht.

Pse kështu o vëllezër të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit? Pse sa herë që keni mllef me apo pa arsye, shani gjithmonë shqiptarët? Në rregull jeni ju që s’i bini dot gomarit e i bini samarit, po shqiptarët e shkretë ç’kusur kanë të jenë samari juaj?

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të kërkojnë nga qeveria maqedonase sanksionimin e këtyre sjelljeve, jo se po na bëhet shumë vonë për sharjet, por sepse sharjet e kërcënimet publike nxisin dhunë, urrejtje e diskriminim ndaj popullit shqiptar në Maqedoni V., i cili nuk është as popull minoritar, as i ardhur nga dikund e as popull jetim.