E dhimbshme: Biznesmeni nga Ferizaj i jep fund jetës, u gjet i varur në shtëpinë e tij (FOTO)

ina-online
ina-online

02/10/2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në familjen Kamenica nga fshati Mirash i Ferizajt. Në shtëpinë e tyre, në rrugën “Rexhep Demiri, djali 42-vjeçar vdiq tragjikisht pasi dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Kjo ngjarje ka tronditur jashtëzakonisht shumë familjen e tij, teksa tashmë kanë nisur hetimet për ta zbuluar motivin që e shtynë t’i jap fund jetës.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ismet Kamenicën, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, është konstatuar se 42-vjeçari ishte pa shenja jete.

Për motive akoma të panjohura, Kamenica i ka dhënë fund jetës duke u varur në shtëpinë e tij dhe fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë, përkundër që mjekët intervenuan dhe tentuan për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme nga ana e njësive policore, teksa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka humbur jetën 42-vjeçari.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe miqtë e familjarët përmes rrjetit social “Facebook”, të cilët u shprehën të pikëlluar për lajmin që morën.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

Këshilltari i Pacollit zbulon detaje për të ardhurat, bizneset dhe punën e Naim Murselit

zhvarrosje liridona

Zhvarroset trupi i Liridona Ademajt – Dalin detaje të reja nga krimi mizor

zhvarrosje liridona

Zhvarroset Liridona Ademaj

haga

Përpjekje për të ndërhyrë tek dëshmitarët – ZPS njofton se Thaçit, Veselit e Selimit u kufizohen kontaktet dhe komunikimet

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Fillimisht e pranoi më pas e mohoi, përfshirja e Murselit në vrasjen e Liridonës

varri liridona ademaj

Sot bëhet rivarrimi i Liridona Ademajt – familjarët kërkojnë privatësi

Naim Murseli

LAJMI I FUNDIT: “S’kam ikur nga vendi i ngjarjes, kam qenë vetë i rrezikuar”- Kështu raportohet të ketë thënë Naim Murseli në gjykatë

Liridona ademaj

“Ishte e dashur, e donte familjen”, si e kujtojnë kolegët suedezë Liridona Ademaj-Murseli

Leonard ademi

“Nuk e dinë se nënën ua kanë vra”, vëllai i Liridona Ademit tregon çfarë i thanë fëmijët pas krimit të rëndë në Prishtinë

INFO

NA NDIQ