E dhimbshme: Këta janë të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik në rrugën Ferizaj – Shtime

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22/02/2023

Katër persona kanë vdekur sonte si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mes tri veturave para rreth një ore, në rrugën Ferizaj-Shtime.

Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Ferizaj dhe kanë njoftuar se vdekjen e viktimave e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Portali Sinjali ka mësuar se tre nga katër persona e vdekur janë, Arlind Isufaj, 21-vjeçar, Mergim Behluli, 23-vjeçar dhe Armend Muhadini, 39-vjeçar.

20:34- Aksident tragjik në Ferizaj, humbin jetën katër persona

Një aksident tragjik ka ndohur mbrëmjen e sotme në Kosovë në akisn rrugor Ferizaj-Shtime, ku katër persona kanë humbur jetën.

Sipas zëdhënësit të policisë së Ferizajt, Kanun Veseli, në aksident ishin përfshirë tre makina dhe për pasojë katër persona kanë humbur jetën.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, tha Veseli.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

femijet mergimtare greqi diaspora

Diaspora dhe të pavendosurit vendimtarë për fituesin e zgjedhjeve

taravari arben

Taravari nga Cyrihu: Këto janë zgjedhje historike, garojnë albinizmi me vuçizmin

kurti taravari kasami mexhiti gashi

Albin Kurti deklarohet për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

ragmi mu

Mustafa konfirmon se ka marrë drejtimin e Preshevës, Arifin e quan shpifës

vlen diaspore

Mërgata në Zvicër në mbështetje të VLEN-it

gordana-siljanovska-1392x899

Kandidatja Gordana Silanovska: Nëse ndryshohet Kushtetuta, do të respektoj vendimin

Ministria e Shëndetësisë

Ligji për shërbim të lartë për të ndaluar emërtimet partiake mbetet në harrese

memli

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

rron gjinovci

Rron Gjinovci: Tash “gazetarët” i nxjerrin flokët e veta me këtë deklaratë të Albinit!

INFO

NA NDIQ